Prokuroria e Gjirokastrës ka reaguar në lidhje me lajmin që u publikua ditën e sotme nëpër media se vdekja e Kostandinos Kacifas erdhi pasi vetë ky I fundit kishte shkrepur dy plumba nga arma me të cilën u përball me forcat e RENEA-s ku pati edhe shkëmbim zjarri në fshatin Bulerat.
Prokuroria ka përgënjeshtruar lajmin duke sqaruar se proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe se nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes.
“Çdo informacion i publikuar në media, pa ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes”, shkruhet në deklaratë.
Deklarta e Prokurorisë së Gjirokastrës:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke u nisur nga transmetimi në media i disa informacioneve ditën e sotme, çmon të nevojshme që në përmjet kësaj deklarate, të sqarojë publikun si më poshtë:
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr.824 në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal.
Çdo informacion i publikuar në media, pa ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale.
Më 28 Tetor 2018, në fshatin Bularat të Gjirokatrës që banohet nga minoritarë grekë, gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtimore e festës kombëtare të Greqisë, JO-së greke ndaj ultimatumit të Benito Musolinit, ndodhi një incident i rëndë. Një minoritar, i quajtur Kostandin Kacifa, qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen.
Ngjarja acaroi marrëdhënieve mes dy shteteve dhe dy popujve. Nacionalizmi ekstrem gjeti në këtë rast tokë të begatë për t’u shfaqur në forma nga më agresivet. Familjarët e Kacifas gjatë ceremonisë mortore dhe dhe më pas gjatë ceremonive përkujtimore akuzuan shtetin shqiptar se e ka vrarë qëllimisht Konstandinin, por ekspertiza mjeko-ligjore tregon se pavarësisht agresivitetii ai nuk është qëlluar nga forcat special të policisë shqiptare por ka vrarë veten në ditën e festës kombëtare të Greqisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)