Deputeti i opozitës së re, Kostaq Papa i cili u bë viral për mesazhin e tij në Kuvend, ku tha se kur isha i ri me kaçurrela dhe me lekë, femrat krah tij më shumë pinin ëhisky sesa ujë, është filmuar në rrugët e kryeqytetit me një dërrase mbi supe.
Papa shfaqet me një dërrase të madhe mbi supe teksa ecën rrugëve, ndërkohë që vetëm një ditë më parë u bënë publike edhe shifrat e parave për karburant që kanë përfituar një 110 deputetë gjatë kohës së pandemisë, kur asnjë mjet nuk duhet të lëvizte.
Ndër to ishte edhe emri i deputetit Papa, i cili megjithëse ka përfituar para për të mbuluar shpenzimet e karburanit, duket se dërrasën ka vendosur sërish ta mbaje vetë mbi kurriz. Fotoja e deputetit është bërë publike në mediat sociale.
(M.Q/Faxweb.al))