Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ndërsa ajo është hapur nga Gramoz Ruçi i cili ju ka dhënë fjalën për procedurë edhe Kujtim Gjuzit dhe Kostaq Papës.
Ky i fundit i ka bërë thirrje kreut të Kuvendit të lejonte opozitën të shprehej dhe të kishte kohën e duhur për lirinë e fjalës, ndërsa theksoi se në radhët e opozitës ka xhentellmen dhe intelektualë që kanë ç’të thonë për hallet e popullit.
“Gjeni hapësirë ti jepni lirinë e shprehjes dhe të fjalës opozitës, jemi një grup xhentellmenësh dhe intelektualësh në këtë sallë në radhët e opozitës që kanë për çfarë të flasin, janë disa njerëz që kanë interesa të shoqërisë për të shprehur, kulturën dhe vizionin e duhur për këtë vend”, tha Papa.
(F.GJ/FAXWEB.AL)