Rritja e çmimeve dhe veçanërisht e kostove të pushimeve, ka bërë që shumë pensionistë në Vlorë ta kenë të pamundur që të frekuentojnë plazhet.
Në një llogaritje që gazetarja e Fax Neës Afrovita Hysaj ka bërë, kostot për një ditë në plazh variojnë si më poshtë:
Urbani 40+40= 80 lekë
Ujë 500ml- 100 lekë
Kafe- 100-120 lekë
Cadër- 700 lekë
Picë- 700 lekë
Minimumi 1700 lekë në ditë
Për mjë pensionist që merr 12000 lekë në muaj, me të gjithë pensioni mund të bëjë vetëm 7 ditë plazh.
Po për pensionistët që vijnë nga rrethet?
Minimumi i çmimit për një banesë është 40 euro dita.
Vlerë totalisht e papërballueshme për ta, ndërkohë që më poshtë janë edhe rrëfimet e pensionistëve:
-140 e kam pensionin, kam ardhur nga Skrapari, rri te shtëpia e motrës, 40-50 mijë lekë në ditë më duhen, se kam dhe nipin dhe mbesën. Ujin nuk e blejmë dot, se përdorim ujin që sjell lokali, me pensionin nuk ia dalim dot, më ndihmon djali që ka një biznes me qera në Tiranë. Çmimet janë shumë të shtrenjta, ja duan këta sufllaqe, të vjen keq po nuk ua plotësove.
-Unë marr 190 mijë lekë, nuk më duhet asnjë lekë se iki në këmbë dhe vij në këmbë, nuk marr dot çadër se nuk më ngre kandari. Pensionistët paguajnë secili të vetat kur ulen në kafë se nuk kanë mundësi.
-Marr 130 mijë lekë, kam punuar afro 40 vite, kam punuar në të gjitha veprat e Shqipërisë, janë ngatërruar llogaritë thonë ata, marr 130 në muaj. Gjëja e parë që do bërë është llogaria ke apo nuk ke shtëpi, me 130 mijë lekë nuk ia del dot vetëm të hash bukë e domate. Unë kam lindur dhe jam rritur këtu. Pensionistët nuk trajtohen fare, më vjen keq por ne jemi në fund të udhëtimit, më parë mund të kishim bërë diçka më shumë. 1 mijë lekë shkon buka, i kile domate, iku dhe mishja tjetër, atë dymijëlekshin tjetër vjen ta merr gjitoni.
-Çadrën vetë, bukën vetë, të marrësh një kafe per qejf nuk ia del dot. 160 mijë lekë marr pension, as 5 ditë nuk bën dot plazh.
-Unë marr 250 mijë lekë pension, 49 vite punë, jam të shtëpia e vajzës, nuk kam marrë shtëpi me qera, nuk ia arrij dot që të marr as çadër as shezlon. Nuk kam pension për gruan, me një pension jemi të dy.
(E.K/Faxweb.al)