Në një rrëfim shokues, ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, gjatë një interviste me Esia, zbuloi se kishte dijeni për përfshirjen e diplomatëve në tregtimin e organeve të fëmijëve.
Kotzias tha se i ka dërguar prokurorisë të paktën 93 raste të shkeljes së ligjit nga diplomatë, që u kishin dhënë leje fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit.
Ish-ministri grek tha se disa nga ata kanë përfunduar në burg.
“Nuk pajtohem se nuk kemi bërë asgjë, sepse në 93 raste i kam dërguar prokurorit për shkelje të kodit penal për disa diplomatë që kanë përfunduar në burg, pasi kishin dhënë viza fëmijëve të mitur të pashoqëruar nga askush. A e dini se çfarë do të thotë viza për fëmijët e pashoqëruar? Do të thotë tregtimi i organeve. Dhe vetëm kjo, se unë kam shpëtuar disa shpirtra do të fle në heshtje kur jeta ime të mbarojë”, deklaroi Kotzias. (J.D/Faxweb.al)