Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka deklaruar se qeveria e re në Maqedoni ka qetësuar retorikën dhe ka një komunikim më korrekt me Greqinë, megjithatë ka kujtuar se ende nuk është ndryshuar asgjë rreth çështjes së emrit.
Gjatë një interviste për “EurActiv”, Kotzias tha se gjatë vizitës së tij në Shkup në gusht, do të bisedojë me ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, për çështjet që nuk kanë qenë të hapura në takimin e Athinës. Mes tyre edhe çështja e mosmarrëveshjeve rreth emrit.
“Problemi me Shkupin nuk është se ajo ka këtë apo atë qëndrim. Problemi është diçka që edhe vetë Evropa duhet që ta kuptojë. Evropa duhet që në një mënyrë të qartë dhe të mirë t’i edukojë liderët në Shkup për konceptin e kompromisit politik dhe për kulturën e koncenzusit politik. Kur u emërova ministër i punëve të jashtme, u thashë të gjithëve se që në një farë mënyre nuk duhet t’i lejojmë, sepse sjelljen e papërshtatshme ndaj nesh, do ta zbatojnë në politikën e brendshme. Ne të gjithë e pamë se si Gruevski aplikoi të njëjtin koncept në vendin e vet” – thotë Kotzias.
Ndër të tjera Kotzias ka bërë thirrje miqve të tij në BE që të mos krijojnë “Gruevski të dytë”, ndërsa është shprehur se Zaev i ka të gjitha mundësitë për një zgjidhje.
“Ne do të punojmë për këtë zgjidhje dhe unë shpresoj se do të marrim përgjigje pozitive dhe do të shmanget përzerja e palëve të treta, të cilat do ta rëndonin edhe më shumë qasjen në këtë problem”, janë fjalët e Kotzias. (D.D/Shuplaka)