15:50 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kozeta Kurti i kthehet Ronela Hajatit: Mëso të flasësh në televizion, bëj 1 të miliontën e babit tënd

19:26 | 02/05/2018
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kozeta Kurti i kthehet Ronela Hajatit: Mëso të flasësh në televizion, bëj 1 të miliontën e babit tënd

Këngëtarja Ronela Hajati javën e kaluar ishte e ftuar në “Thumb”, ku u shpreh se ka shumë dëshirë të shkojë në Eurovision, por personat që përzgjedhin këngën fituese dhe mënyra si procedohet e kanë penguar atë.

“E kam thënë që kam dëshirë të shkoj njëherë në Eurovision edhe ta tund. Por më e vështirë më duket këtu në Festivalin e RTSH-së sesa në Eurovision. Atje janë disa lloj njerëzish që kanë ngulur rrënjë që kur i ka vënë babi im në punë. Babi im ka vdekur tashmë duhen sjellë të rinj”, u shpreh Ronela.

Pas deklaratës së saj ka reaguar edhe zëdhënsja e Festivalit të kaluar të RTSH-së, Kozeta Kurti e cila me anë të një postimi i drejtohet Ronelës ku i thotë të mësojë të flasë, të ketë etikë e pastaj të konkurrojë në festival.

“Dëgjova Ronela Hajatin të thoshte në ‘Thumb’: ‘Në RTSH ka shumë njerëz që janë aty që kur babai im i ka vënë në punë. Tani babai im ka vdekur dhe duhet të kishin ikur edhe ata.

“Së pari, mos thuaj për babain ‘vdiq’. Bëj në muzikë një të miliontën e tij. Se ai prandaj nuk ‘vdiq’ por u nda nga jeta’ dhe të gjithë kanë respekt për të, por historia as nuk nis, as nuk mbaron me të ndjerin babanë tënd.

“Këtë vit është në Eurovizion këngëtari më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë ky vend e babai yt do ta kishte duartrokitur i pari atje, nga rreshti i drejtorëve dhe do të kish qenë krenar për ‘të lashtët’ apo ‘të njomët’ që e votuan e duartrokitën këngën ‘Mall’

“Së dyti, Ronel’, bën shumë mirë që e aspiron Festivalin Europian, se të paktën ëndrrat pa lekë i kemi, por mere në konsideratë një këshillë: Prit Ronel’! Mëso të flasësh në television, mëso të mos e quash punën tënde ‘gjëja’, mëso të kesh etikë, mëso të kuptosh kur gabon dhe reflekto, pastaj aty është edhe Europa.

Së fundmi, Ronel’! Eja në festival! Sot xhiruam spotin që njofton autorët e interpretuesit të sjellin materialet e tyre për edicionin e 57-të! Ku i dihet… ndonjë nga të lashtët që janë në punë që prejkohës së babait tënd, mund të negociojë e të të shpallin fituese dhe kështu… ëndrra jote për Europën vjen ende më afër!

Vetëm se… ‘A do të jenë më ata të lashtët që duhet të ishin larguar që pas ikjes së babait tënd apo në një rast si ky, janë ata që më në fund u treguan zotërinj e bënë zgjedhjen më të mirë? Përqafime nga unë”, shkruan Kozeta.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Kozeta Kurti
Pas

“Mos e lësho pushtetin, gjynah”, qytetari ka frikë dorëheqjen e Ramës. Kryeministri tregon ku është rreziku: Në radhët tona!

Para

Mbyt gruan me jashtëqitje lope në përpjekje për ta shëruar nga pickimi i gjarpërit

Para
Mbyt gruan me jashtëqitje lope në përpjekje për ta shëruar nga pickimi i gjarpërit

Mbyt gruan me jashtëqitje lope në përpjekje për ta shëruar nga pickimi i gjarpërit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vritet piloti i F-16, Rusia godet Ukrainën me sulmin më të madh të luftës

Durrës/ Një person humb jetën në det, pushuesit nxjerrin trupin e pajetë

Gara për kreun e BKH, SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë, korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

Zelensky nënshkruan dekretin për tërheqje nga Konventa për Minat Kundër Personelit

“Fund luftës në Gaza”, Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, mbi 3500 vizitorë vetëm në muajin maj

Funari, “Zvicra e vogël” mes Elbasanit dhe Tiranës që po tërheq më shumë vizitorë

Nesër nis rinumërimi për qarkun e Fierit, do të hapen 587 kuti votimi!

Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike dhe e ktheu në parkim privat, nën hetim 44-vjeçari dhe drejtori i Policisë

Kapet 41-vjeçari i dënuar në Itali me 21 vite burg për vrasje dhe krime të rënda

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.