10:43 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KPA i jep fund procesit të rivlerësimit për Arqile Bashon, nuk ka më vendim përfundimtar

16:48 | 02/06/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
KPA i jep fund procesit të rivlerësimit për Arqile Bashon, nuk ka më vendim përfundimtar

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur sot vendimin për çështjen, që lidhet me ankimin e bërë nga Arqile Basho, subjekt rivlerësimi, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Sokol Çomo në rolin e kryesuesit, Albana Shtylla si relatore dhe anëtaret Ina Rama, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit të çështjes në dhomë këshillimi, vendosi me shumicë votash për përfundimin e procesit të rivlerësimit për Arqile Bashon pa një vendim përfundimtar.

Në vendim theksohet se “objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur”, duke iu referuar nenit 4, pika 6 të ligjit për vetingun, nenit 64 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe nenit 95 të Kodit të Procedurave Administrative.

Në praktikë, kjo do të thotë se procesi për Bashon mbyllet pa një përfundim zyrtar, një situatë që ngre pikëpyetje për rrjedhojat në karrierë, nëse do të ketë ndonjë.

Njoftimi për shtyp:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 12/2022, datë 17.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arqile Basho kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 486, datë 15.12.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 64, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, me shumicë votash, vendosi:

Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Arqile Basho pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 02.06.2025.

Pas

Elisa Spiropali u takua me Presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani: Zëri dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, mbështetje e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Para

Sezoni veror, hapen 36 qendra shëndetësore verore nga veriu në jug

Para
Sezoni veror, hapen 36 qendra shëndetësore verore nga veriu në jug

Sezoni veror, hapen 36 qendra shëndetësore verore nga veriu në jug

 



Të Fundit

Itali/ Kokainë me ‘frena dore’, manovrat e rrezikshme tradhtojnë 22-vjeçarin shqiptar

Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama ndan pamjet nga punimet: I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Siguronte kanabis me qëllim shitjen në doza, arrestohet 31-vjeçari në Berat

Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

Arrestohet në Rinas pjesëtari i një grupi kriminal, në kërkim për kontrabandë mallrash me akcizë

PAMJE/ Terror në El Empalme, 17 të vdekur pas sulmit me armë në një bar në Ekuador

Të paktën dy të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Gjermani

I kërkuar nga Interpol Roma, kapet në Shijak 39-vjeçari i dënuar me 7 vite burgim

Rusia u godit nga tërmeti 8.8 ballë, më i forti në rajon në 73 vite! Përmbytet arkipelagu, mijëra banorë të evakuuar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

OKB: Për herë të parë, vendet arabe dhe myslimane dënojnë Hamasin dhe bëjnë thirrje për çarmatimin e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.