Komisioni i Pavarur i Apelimit i ka dhënë kohë ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Në seancën e sotme, avokati i ish-kryeprokurorit Llalla, Sokol Hazizaj ka thënë se ka më shumë se 2 javë që nuk e ka takuar Llallën.
Avokati ka kërkuar më shumë kohë për të njoftuar ish-kryeprokurorin.
Trupa gjykuese e KPA-së është tërhequr për të marrë vendimin dhe më pas kreu i trupës gjykuese ka njoftuar se seanca shtyhet për në 31 maj.
Në 31 maj, ora 10:00 ish-kryeprokurori Llalla ka seancën e radhës për të dalë para KPA-së për të shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kalimin e ish-kryeprokurorit Llalla në Vetting.
(F.G/Faxweb.al)