Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancën në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Në seancën e sotme pritet dhënia e vendimit për shqyrtimin e pasurisë së Llallës, por edhe vendimi për të kaluar ose jo në Vetting.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është i pranishëm në seancë. Ai përfaqësohet nga avokati Sokol Hazizaj.
Në seancën e 30 majit Hazizaj paraqiti para trupës gjykuese një prokurë të posaçme të dërguar nga Turqia ku i jepej avokatit Hazizaj kompetenca për të përfaqësuar Llallën.
Trupa gjykuese përbëhet nga ish-kryeprokurorja Ina Rama.
Në seancën e ditës së sotme do shqyrtohet kërkesa e komisionerit publik për kalimin e Llallës në Vetting.
(F.G/Faxweb.al)