Kolegji i Posatshëm i Apelimit ka shtyrë vendimin për ish-prokuroren Rovena Gashi, e cila kërkonte rikthimin e saj në detyrë, duke pretenduar që vendimi i KPK-së ishte i padrejtë.
Shkak për këtë shtyrje është bërë fakti se Gashi po përfaqësohej nga e motra e saj, Ema Gashi, e cila është gjykatëse në Durrës.
Sipas KPA-së mbrojtja e saj nuk mund të bëhej, pasi kishte konflikt interesi, dhe se ish-prokurorja mund të përfaqësohej nga avokati i saj mbrojtës. Mirëpo Ema Gashi në dalje të seancës u shpreh për mediat se KPA kishte shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke lexuar dhe disa prej neneve proceduriale.
Sipas saj çdo subjekt rivlerësimi ka të drejtë që të mbrohet nga persona që janë mbi 18-vjeç, dhe të aftë mendërisht.
Gashi këmbënguli se procesi ligjor ndaj së motrës do të jetë i gjatë, dhe familja e saj është prekur nga akuzat e padrejta që iu janë bërë.
Në nisje të seancës motrat Gashi ngritën pretendime dhe për ndryshimin e përfaqësuesit të OMN-së, teksa në seancë u shfaq Teo Jacobs, ndryshe nga sa u parashikua më parë që do të ishte Mia Rozing. (LEXO KETU)
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post