ONM ankimon vendimin e KPK për gjyqtarin e Beratit Pëllumb Zaimi. Ky i fundit u konfirmua në detyrë në tetor të vitit 2022.
Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese dhe ligjore, çmon se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 574/2022, të Komisionit dhe akteve shoqëruese të tij, duke analizuar konstatimet për secilin nga kriteret e vlerësimit, në kuptim të nenit 4, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.
Njoftimi:
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Pëllumb Zaimi, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Berat.
Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese dhe ligjore, çmon se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 574/2022, të Komisionit dhe akteve shoqëruese të tij, duke analizuar konstatimet për secilin nga kriteret e vlerësimit, në kuptim të nenit 4, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.
Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke analizuar konstatimet për secilin nga kriteret e vlerësimit, dhe në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Pëllumb Zaimi.