Komisioni i Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, cili vendosi konfirmimin në detyrë të Artuar Malajt gjyqtar, pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës.
Vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 3.8.2018.
“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pronat në përdorim apo posedim të tij dhe të personave të tjerë të lidhur me të, si dhe nuk ka arritur të argumentojë burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave të krijimit të tyre nga personat e tjerë të lidhur, me qëllim arritjen e një niveli të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, sipas nenit 59/1, të ligjit nr. 84/2016” thuhet në njoftimin për media të Komisionerit Publik.
Kujtojmë se në datën 3 gusht, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, për gjyqatarin Artur Malaj, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, dhe kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.