08:40 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KPK i konfirmojë në detyrë, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Petrit Çanos dhe Ramiz Lalës

17:48 | 03/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ky shtet dhe kjo drejtësi nuk të kanë merituar”, u shkarkua nga KPK i biri i shkuan letër Guri Brahimllarit: Do thonë për ty babë se…

Komisioneri Publik do të apelojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për konfirmimin në detyrën nga KPK të kryeprokurorit të Krujës Petrit Çanon dhe për Kreun e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës Ramiz Lala.

Sipas informacioneve, IKP-ja pretendon se dy funksionarët e lartë të drejtësisë nuk kanë paraqitur prova të mjaftueshme për t’u konfirmuar në detyrë.

“Komisioneri Publik mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese dhe ligjore, nga shqyrtimi i vendimit nr. 183, datë 19.7.2019, dhe provave të administruara nga Komisioni, vlerëson se ato janë të pamjaftueshme për të vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit.

Nëpërmjet ankimit, Komisioneri Publik kërkon kryerjen e një hetimi të mëtejshëm për të tria kriteret e rivlerësimit, duke ia paraqitur për shqyrtim shkaqet e këtij ankimi, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit”, thuhet në njoftimin për kryeprokurorin e Krujës Petrit Çano.

Gjithashtu edhe për Kreun e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës Ramiz Lala, Komisioneri Publik shprehet se nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për konfirmim në detyrë.

“Në të tilla rrethana, Komisioneri Publik vlerëson se vendimi i Komisionit, në tërësinë e tij, ka shkaqe të mjaftueshme ligjore për një hetim të mëtejshëm nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe kërkon që, në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë:

– Ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit nr. 190, datë 26.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Ramiz Lala.”

Në 19 korrik, KPK-ja vlerësoi pozitivisht Petrit Çanon, ndërsa një javë më vonë vlerësoi si të saktë verifikimet për Ramiz Lalën.

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: apelonKomisioneri Publikpetrit canoramiz lala
Pas

Jep dorëheqjen drejtuesja e sapo emëruar e ARRSH-së, Vasilika Vjero

Para

Lulzim Basha publikon platformën e opozitës për Reformën Zgjedhore

Para
Në tavolinë me Edi Ramën, flet Basha: Ne nuk e kemi refuzuar asnjëherë dialogun

Lulzim Basha publikon platformën e opozitës për Reformën Zgjedhore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.