Komisionieri Publik ka kundërshtuar vendimin e KPK-së për ndërprerjen e vetingut për këshilltaren ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese Valbona Bala (Pajo).Procesi i KPK u ndërpre pas dorëheqjes së gjyqtares Bala.
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK në KPA për këshilltaren ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.
“Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr.65, datë 13.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Valbona Bala (Pajo), këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.
Në vlerësimin e Komisionerit Publik, pjesa urdhëruese e vendimit nr.65, datë 13.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk është marrë në zbatim të plotë të dispozitës së nenit G të Aneksit të Kushtetutës, si dhe praktikës gjyqësore orientuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
(J.D/Faxweb.al)