04:42 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KPK jep vendimin për Besim Hajdarmatajn, rivalin e Arta Markut, dhe prokurorin e dosjes së Dibrës

10:04 | 16/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari: Hajdarmataj u shkarkua me ndërhyrjen e ambasadës amerikane

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për Prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, duke e konfirmuar atë në detyrë.

Hajdarmataj ka kaluar me sukses hetimet në të treja shtyllat e rivlerësimit që janë pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.

KPK vendosi dhe tranfserimin e një prej çështjeve të Hajdarmatajt, dosje e vitit 2010, për shkak të shkeljeve disiplinore.

Çfarë ndodhi gjatë seancës dëgjimore në KPK: 

Hetimi i KPK për pasurinë konsistoi se Hajdarmataj ka dy depozita bankare, 5 dhe 1 mln lekë të reja. Subjekti ka deklaruar të ardhurat nga paga. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se subjekti ka patur mundësi të ruaj këtë shumë parash. Ai ka përfituar dhurata nga i vëllai në Angli. Ka paraqitur të dhëna për ligjshmërinë e të ardhurave nga vëllai.

Në lidhje me figurën, DSIK ka deklaruar se Hajdarmataj është i përshtatshëm për vijimin e punës.

Në lidhje me aftësinë profesionale, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë hetim të thelluar. Të dhënat statistikore, subjekti nga shkurt 2013 deri ne maj 2015 ka qenë drejtues në P. Durrës, pastaj te Krimet e Rënda. Pas marsit 2015 deri në maj 2018 ka drejtuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Nuk rezulton që të ketë të dhëna me persona të papërshtatshëm.

Është vlerësuar shumë mirë nga Prokurori i Përgjithshëm për vitet 2013-2016. Subjekti i vlerësimit ka aftësi për interpretim dhe zbatim ligji. Në pesë dosjet e analizuara, ka rezultuar mjaft i suksesshëm, me provat e administruara. I kushton rëndësi çdo fakti penal, konstatohet se është efiçent dhe efektiv.

Rezultojnë 11 denoncime të ardhura pranë KPK dhe tre të raportuara në media. Pas analizimit të denoncimeve, KPK nuk rezulton se ka indicie për hetim. Kanë ardhur dhe tre denoncime anonime, çfarë bëri të hapej edhe një herë hetimi. KPK kërkoi informacion dhe hetoi.

Në denoncime pretendohej se ai ka miqësi me shtetasin M.L. i akuzuar për trafik droge. Sipas denoncimit, subjekti ka përdorur automjetin e tij dhe se kanë lëvizur edhe jashtë. Gjithashtu, ai ka shoqëri edhe me V.K., një tjetër person i rrezikshëm.

Një tjetër denoncim ka qenë për shpalljen e moskompetencës për dosje të ndryshme kundrejt drogës. KPK ka analizuar të dhënat dhe nga hetimi i kryer nuk rezulton të ketë lidhje me të. Nuk kanë rezultuar të dhëna të dyshimta.

Ndërkohë që vetë Hajdarmataj ka deklaruar se është dakord me hetimin e thelluar të KPK, i cili sipas tij ka qenë shumë korrekt dhe objektiv.

Hajdarmataj: Jam dakord me hetimin e thelluar të KPK, një hetim i gjatë edhe për shkak të numrit të madh të denoncimeve. Hetimi shumë korrekt dhe objektiv. Më ka bërë përshtypje për gjithë ato denoncime për mua, edhe për pëfitime të pasurive. Doja të fokusohesha vetëm tek pricedimet dhe zgjidhjes së çështjeve që janë pretenduar se kam bërë.

Çështja për procedimin penal të vitit 2010, unë kam qenë prokuror i çështjes, unë përveç rolit si drejtues kam bërë edhe hetime. Më rezulton se ky procedim penal, ka qenë kur unë kam qenë i gatshëm dhe kjo është arsyeja që kam qenë prokuror i saj.

Aty janë konstatuar zvarritje në vemdimmarrje. Jam munduar të jem i siqertë pasi kjo ka ardhur pasi ka patur shumë ngarkesë në Prokurorinë Durrës, pasi nuk kam patur as zëvendësues si drejtues.

Nuk kam patur asnjë qëllim për zvarritje dhe sipas denoncuesit, ato argumenta nuk qëndrojnë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: besim hajdarmatajhajdarmataj kalon vetingunhajdarmataj kpkkpk konfirmon hajdarmatajn
Pas

“Na lajmëruan dje për prishjen e shtëpive”, tensione në Shkozë. Policia shoqëron dy persona (VIDEO)

Para

U shkarkua apo dha dorëheqjen? Rudina Hajdari akuzon Bashën: Ja kush janë 3 të futurit që duan të shkatërrojnë…

Para
U shkarkua apo dha dorëheqjen? Rudina Hajdari akuzon Bashën: Ja kush janë 3 të futurit që duan të shkatërrojnë…

U shkarkua apo dha dorëheqjen? Rudina Hajdari akuzon Bashën: Ja kush janë 3 të futurit që duan të shkatërrojnë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.