08:07 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit në Shkodër, Arben Dollapajn

09:37 | 06/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit në Shkodër, Arben Dollapajn

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të prokurorit Arben Dollapaj, prokuror në prokurorinë e Apelit në Shkodër.

Sipas raportit të ILDKPI-së, të çuar për KPK-në, ky prokuror ka pasuri të justifikuar dhe s’ka fshehje të pasurisë. Edhe nga hetimi i thelluar, Arben Dollapaj rezulton me pasuri të justifikuara.

Sipas KPK-së, Dollapaj ka një apartament me sipërfaqe 76 metra katrorë në Bajram Curri; një shtëpi banimi me sipërfaqe 113 m2 në “Selitë të Vogël” në kryeqytet me vlerë 9 milionë lekë; si dhe një shtëpi banimi në Valbonë të Tropojës, ku nuk kanë përfunduar ende punimet.

Për shtëpinë në kryeqytet, të blerë në vitin 2011, si burim financiar janë kursimet personale, ndërkohë që ka marrë edhe një hua nga kunati prej 25 mijë dollarësh.

Në përfundim të hetimit, KPK-ja thekson se nga deklarimet e provat e vëna nga subjekti gjithçka rezulton korrekte, përfshi një leje legalizimi për shtesë kati prej 123 metrash katrorë në shtëpinë e blerë në vitin 2011, pasi konfirmohen edhe nga zyra e legalizimit.

Edhe raporti mbi pastërtinë e figurës, i ofruar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar rezulton pozitiv për prokurorin e Apelit të Shkodrës. “Ka kryer me ndershmëri detyrën dhe me etikë të lartë profesionale, ka ruajtur të pastër figurën profesionale”, rezulton sa i përket vlerësimit të aftësive profesionale të Dollapajt.

Pas dëgjimit të raportit të kontrollit, prokurori falënderoi trupën e KPK-së, ndërsa tha se gjatë karrierës së tij 25-vjeçare kishte punuar me korrektesë e ndershmëri, e për këtë arsye kërkonte konfirmimin në detyrë.

Prokurori Dollapaj ka një karrierë prej 25 vitesh në sistem, ku ka hyrë në vitin 1993 në Lushnje, ndërkohë që ka pasur në shqyrtim disa nga çështjet më të rëndësishme, duke hetuar dosje të mëdha si “Banda e Lushnjes”, “Gërdeci” ku kërkoi rrëzimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe burgosjen e të pandehurve, si dhe skandalin e pedofilisë në Qendrën e Fëmijëve, me 3 anglezë të dyshuar si pedofilë.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: arben dollapaj
Pas

U bë hit për shumë kohë, nuk do ta besoni se çfarë fitimesh ka marrë Silva Gunbardhi nga kënga ‘Të ka lali shpirt’

Para

Aksident në Lushnje/ Makina përplas rëndë vogëlushin 5-vjeçar, arrestohet drejtuesi

Para
Aksident në Lushnje/ Makina përplas rëndë vogëlushin 5-vjeçar, arrestohet drejtuesi

Aksident në Lushnje/ Makina përplas rëndë vogëlushin 5-vjeçar, arrestohet drejtuesi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këmbimet valutorë sot: Çmimet e euro, dollarit dhe analizë për monedhat e tjera

Takim kritik BE-Iran në Gjenevë, në sfondin e tensioneve në Lindjen e Mesme

Murtaja e Bagëtive në Shqipëri /Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare me Kosovën

Shqipëria ndër destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në vitin 2025

Temperaturat dhe kushtet atmosferike për 20 Qershorin

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.