Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka nisur një letër të dytë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lidhur me procesin e Vettingut për kandidatin për Kryeprokuror të Përgjithshëm, Olsian Çela.
Pas mungesës së përgjigjes në letrën e parë, KLP nis një letër të dytë për KPK-në 45 ditë më vonë. Letra bëhet për fillimin e procesit për Vettingut për Çelën dhe hapjen e rrugës në garën për Kryeprokuror.
Në këto kushte, Olsian Çela është i vetmi nga tre kandidatët prokurorë që nuk ka kaluar akoma Vettingun, ndërsa është kusht për vijimësinë e procedurave për kreun e organit të akuzës.
KLP pritet të kaloj në Vetting vetë anëtarin Lulëzim Alushaj, ndërsa në garë janë edhe Arta Marku e Fatjona Memçaj.
Discussion about this post