08:14 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KPK: Tom Ndreca, deklarim të pasaktë të pasurisë, ka mungesë të burimeve të ligjshme financiare

15:46 | 13/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KPK: Tom Ndreca, deklarim të pasaktë të pasurisë, ka mungesë të burimeve të ligjshme financiare

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi so njw seancë dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca.

Në përfundim të hetimit administrativ, KPK thotë se deklarimi i Ndrecës është i pasaktë.

Sipas KPK-së deklarimi në Vetting është i pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin. Subjekti ka mungesë të ligjshme financiare për të justifikuar 1.8 milionë lekë. Trupi gjykues përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Seanca nisi në orën 15:00. I pranishëm është vetë gjyqtari Ndreca së bashku me avokaten e tij Mine Progonati. Hetimi do të kryhet vetëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Subjekti nuk ka deklaruar likuiditetet e gruas 1.5 mln lekë në bankë për 2016. Automjet në emër të djalit në vitin 2005. Shtesë likuiditeti 1.5 mln lekë në vitin 2006. Në deklaratën për Veting subjekti nuk ka deklaruar pasuritë: likuiditete në tre llogari në emër të gruas e dy djemve në shumën totale 113 mijë lekë. Ndreca nuk ka deklaruar një makinë në emër të një prej djemve.

KPK vlereson se subjekti ka mungesë të burimeve të ligjshme financiare për likuiditetin 1.8 mln lekë. Ka fshehje pasurie të luajtshme, një automjet. Ka pasaktesi dhe mosperputhje mes deklarimeve ndër vite me deklaratën për Vetingun.

Tom Ndreca ka pranuar pasaktesitë dhe disa mos përputhje me deklarimin e tij. Herë i ka cilësuar si lapsuse e herë gabime njerëzore, dhe herë si harresë por edhe për shkak të eksperiencës se deklarimit. Lidhur me shumën prej 1.8 milionë lekë.Ndreca ka deklaruar se nuk i janë marrë parasysh të ardhurat nga viti 1998 deri në 2003.

Lidhur me pastertinë e figurës, DSIK ka konstatuar përshtatshmëri për Tom Ndrecën. Hetimi paraprak administrativ ka rezultuar se me dt 11.7.2012. është lidhur një kontratë shitje automjeti mes shtetasit N.Gj. dhe motres se tij, blereses, gruas së Ndrecës.

N.Gj. është kunati i Tom Ndrecës dhe është anetar i familjes dhe për shitjen e mjetit hyn në rrethin e personave të lidhur. Për shtetasin N.Gj. ka pasur informacione se ka precedente penale. Ai është arrestuar ne 9.11.2011 është liruar 5.12.2011 i hetuar për prodhim dhe shitje narkotikesh.

Prokuroria e Shkodrës ka marrë vendim për pushim të hetimeve dhe rezulton 0.4 gram kanabis në mjetin e tij ishte për konsum vetjak. Ndërsa 6 kg kanabis të gjetura në shtëpinë e tij nuk janë vërtetuar se jane futur aty nga personi nën hetim ( ka argumentuar prokuroria e Shkodrës).

KPK vlerëson se Tom Ndreca duhet ta kishte deklaruar kunatin N.Gj. në formularin e DSIK. Ai e ka fshehur këtë fakt. KPK vlerëson se Tom Ndreca ka kontakte të papërshtatshme dhe është i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Tom Ndreca në hetimet administrative ka deklaruar se e ka ditur faktin që kunati është arrestuar pasi është kapur me kanabis por tha se “nuk kam pas dijeni se çfarë është bërë me hetimet e tij deri sa jam njohur me pushimin e tyre. Nuk kam patur qëllim ta fsheh këtë fakt”.

 

Etiketa: tom ndreca
Pas

Regjisori Çipi: A ka ndonjë mënyrë që ky shtet të ndalojë shpifjet anonime online?!

Para

Nëse ju pyesin pse e doni futbollin, tregojuni këtë video

Para
Nëse ju pyesin pse e doni futbollin, tregojuni këtë video

Nëse ju pyesin pse e doni futbollin, tregojuni këtë video

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.