01:27 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

KQZ apel OJF-ve: Dorëzoni propozimet për Bordin e Monitorimit të Medias, ja kriteret

12:27 | 11/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ voton ndryshimet. Tiranës dhe Durrësit i shtohen mandatet, 3 qyteteve të tjera i hiqen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë së fundmi shqetësimin për njoftimin e Organizatave JoFitimprurëse lidhur me kandidatët për Bordin e Monitorimit të Medias.

Në deklaratën për shtyp, KQZ bëri me dije se nga 83 organizata në total, 57 prej tyre nuk e kanë marrë njoftimin si pasojë e adresave jo të sakta. Ndaj KQZ kërkon që OJF-të të nisin me dorëzimin e propozimeve për Bordin e Monitorimit të Mediave, ku të propozuarit duhet të përmbushin disa kritere.

Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së, lidhur me propozimet për Bordin e Monitorimit të Medias.

Jemi sot këtu për ndarë me ju shqetësimin që ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lidhur me njoftimin e organizatave jofitimprurëse të cilat operojnë në fushën e medias dhe në bazë të nenit 85/1, gërma c, të Kodit Zgjedhor, kanë të drejtë të propozojnë  anëtarë të Bordit të Monitorimit të Medias.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ju bën me dije se është i angazhuar të ngrejë Bordin e Monitorimit të Medias i cili do të monitorojë pasqyrimin e fushatës zgjedhore të 18 Qershorit 2017, në radio-televizionin publik dhe ato private. Për këtë arsye, i ka kërkuar Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, listën e organizatave jofitimprurëse të regjistruara, që operojnë në fushën e medias dhe që në përputhje me nenin 85/1, të Kodit Zgjedhor, janë regjistruar të paktën 1 vit përpara datës së zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve menjëherë pas marrjes së kësaj liste ka bërë njoftimet e këtyre organizatave, sipas emrit dhe adresës të përcaktuar në vendimin e rregjistrimit në gjykatë, për të sjellin propozimet për anëtarë të Bordit të Monitorimit të Medias. Pas dërgimit të njoftimit në adresat e marra në vendimet e gjykatës për regjistrimin e tyre, KQZ konstaton me shqetësim se një pjesë e organizatave jofitimprurëse nuk e kanë marrë njoftimin. 

Konkretisht nga 83 organizata në total, 57 prej tyre nuk e kanë marrë njoftimin dhe sipas përgjigjes së Shërbimit të Postës Shqiptare,

shkak i mos marrjes së njoftimit nga organizatat, ka qenë fakti se adresat të cilat janë marrë nga vendimet e gjykatës, nuk janë të sakta.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kësaj deklarate publike, ju bën thirrje të gjithë organizatave jofitimprurëse që operojnë në fushën e medias dhe që janë pjesë e listës së vënë në dispozicion nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, të sjellin pranë KQZ-së propozimet e tyre, me jo më pak se 3 kandidatë për anëtarë të Bordit të Monitorimit të Medias, brenda datës 25 Mars.

Duam t’ju rikujtojmë organizatave, se kandidatët për anëtarët e BMM-së duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. a)  Të jenë me arsim të lartë;
  2. b) Të kenë përvojë pune, si gazetarë, jo më pak se tre vjet në median vizive ose atë të shkruar apo të jenë analistë ose studiues të mediave;
  3. c)  Të mos jenë dënuar për kryerjen e një krimi me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  4. d) Të mos kenë qënë anëtar të forumeve drejtuese të partive politike ne 3 vitet e fundit.  

Listën e plotë të OJF-ve që operojnë në fushën e medias dhe që janë të regjistruara të paktën 1 vit përpara datës së zgjedhjeve, të cilën KQZ e ka marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, do t’u shpërndahet të gjithë mediave por gjithashtu, do ta gjeni edhe në faqen zyrtare të internetit, www.cec.org.al.

Ju faleminderit!

Lista e ojf-ve te regjistruara ne Gjykate

  1. “Qendra e Medias Obelisk”  (QMO) Lagjia “18 Shtatori”, prane butik Loena, Gjirokaster
  2. “Qendra e Promovimit të Artit, Kulturës dhe Librit” , lagjia nr. 4, Rr.“Skenderbeu” Durres
  3. “Qendra Instituti i Promovimit Mediatik të Vlerave Sociale e Urbane” Rr. “Beqir Luga”, pallati 3, shk. 2, ap.2, Tirane.
  4. “Qendra Instituti për Zhvillimin e Mediave të Pavarura Larry Post” Rr. E “kavajes”,   pallatet Cafod, pallati C, shk. 3, Ap. 16 Tirane
  5. “Qendra Medianet”  rr. “At Gjecovi”, nr.20 Tirane
  6. “Qendra Për Emancipimin Ekonomik të Medias” Rr. “Myslym Shyri” pallati 44, shk.3, ap. 26. Tirane
  7. “Qendra për Transparencën dhe Informimin e Lirë”, Rr. “Muhamet Gjollesha” , Pallati 2/3, ap. 9. Tirane.
  8. “Qendra Shqiptare e Monitorimit të Medias” Kopeshti Botanik, blloku ABC construction, shk.1 , Ap. 8/c Tirane.
  9. “Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim”  (QSHZHI) Rr. “Muhamet Gjollesha” pallati. 60, shk 1 , ap. 7. Tirane
  10. “Qendra Instituti Mediatik për Demokraci dhe Zhvillim” Rr. “Hamdi Pepa” , Selite e vogel, Tirane.
  11. “Qendra No Limits” Rr. “Komuna e Parisit”, pallati 1, shk. 2, ap. 13, Tirane.
  12. “Qendra Rromani Baxt Media Center” Rr. “Halil Bega”, nr 28, Tirane.
  13. “Qendra A.R.G” Rr. “Pjeter Bogdani”, pallati 7/1, ap 13. Tirane
  14. “Qendra për Promovimin e Qytetarisë Demokracisë dhe Kulturës Europiane”
  15. (CCDECP)Rr. “Kavajes”, pallati 112, seksioni 2, ap 9. Tirane
  16. “Qendra Forumi i Mendimit të Lirë” Rr. “Artan Lenja”, pallati 6, ap.13. Tirane.
  17. “Qendra Agjencia Joniane e Medias, Mjedisit dhe Informacionit” (AJMMI) Rr. “ Skenderbeu”, prane radio Saranda, Sarande.
  18. “Qendra Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri-Balkan Investigative Reporting Netëork, Albania”  (BIRN Albania), Rr. “Asim Vokshi”, nr 39, Tirane.
  19. “Qendra Mediatike Shqiptare për Sensibilizim, Zhvillim dhe Mbrojtje Sociale KURAJO” (QMSHSZHMS-KURAJO) Rr. “Ali Kelmendi”, lagjia nr.6, Kombinat, pallati 39, ap.3. Tirane
  20. “Qendra Kolektivi i Raportimit Tirane – Tirana Reporting Collective” Rr. “Gjergj Fishta”, kulla 5, ap. 14 D/2, Tirane
  21. “Qendra e Medias Ekonomike dhe Sociale” Rr. “Komuna e Parisit”, pallatet Katana, Tirane.
  22. “Qendra Shqiptare për Edukim Politik, Mediatik dhe Pjesëmarrje”  (CEAPAL)Rr. “Mustafa Matohiti”, pallati ABAU, nr 2/3. Tirane.
  23. “Qendra Media – Plan” Rr. “Sulejman Delvina”, Zayed Business Center, kati 7, zyra nr.701. Tirane.
  24. “Qendra Agjencia Kombëtare e Inovacionit” (AKI) Rr. “Isa Boletini”, nr. 87, Tirane.
  25. “Qendra “Media Aktive” (MA)”,Bul “Deshmoret e Kombit” Hotel Rogner.Tirane.
  26. “Qendra “Open Doors” Rruga:Frederik Shiroka Tirane.
  27. “Qendra per Perfshirje,Komunikim dhe Ndryshim.(CEAPALNET).Rrug, “Hasan Vogli”, Pall 10, Ap 6, Tirane
  28. “Qendra “Instituti per Demokraci, Media dhe Kulture(IDMC) Rrug “Qemal Stafa”, Pall 292, Kati i 8, Kutia postare 214,Tirane.
  29. “Qendra Shqiptare per Media dhe Reforme” Rrug “Mihal Grameno”,Pallati Nr.10/1,shkall 3,28. Tirane.
  30. “Qendra e Formimit Profesional Multimedial” Rrug Medar Shtylla, ish-godina e televizionit NTV. Tirane.
  31. “Qendra Media Circus” Rrug. “Saraceve” Nr. 52, Tirane.
  32. “Qendra Instituti i Studimeve Politike” Bul. “Gjergj Fishta”, projekti 2000, kulla 5, ap.6. Tirane.
  33. “Qendra Media dhe Cështjet Shoqërore” (QMÇSH) Rr. “Marubi”, ap.24. Tirane.
  34. “Qendra Fakt” Bul. “Deshmoret e Kombit”, kullat binjake, kulla nr.1, kati 14, suita nr.2, Tirane.
  35. “Qendra Utilis” lagjia “Selam Musai”, Rr. “Baba Abaz”, pallati 9, ap.16. Tepelene
  36. “Qendra Rajonale Syri i Medias se Re”, Selia ne Gjirokaster “Qafa e Pazarit” perballe Keshillit te Qarkut.
  37. “Qendra Instituti i Informacionit, Humanitet, Kulture, Edukim, Audio-Film,” Banka e Shqiperise P.3 perballe Postes Qendrore.
  38. “Qendra e Medias ABC”,Nr.120, Rruga “Komuna e Parisit”, Pall 1,shk 2 ap 13.
  39. “Fondacioni Idea” Rr. “Kopeshti Zoolgjik”, nr 54, Farke. Tirane.
  40. “Fondacioni Illyricum Shkodër” lagjia “Ndoc Mazi”, blloku Migjeni, godia 2-Kateshe , Shkoder.
  41. “Fondacioni Res Publica” rezidenca Kodra e Diellit, Selite. Tirane
  42. “Fondacioni Hapur” Rr. “ Bajram Curri”, pallatet e reja te Aviacionit, nr 16. Tirane.
  43. “Fondacioni Teo” Rr. “Abdyl Frasheri”, pallati nr.6/1, ap 12, Tirane.
  44. “Fondacioni Art & Media Albania” (FAMA) pallatet 1 Maji, shk. 18, ap 54, Tirane.
  45. “Fondacini Media dhe Ligji” Rr. “Sami Frasheri” , pallatet e Aviacionit, Tirane.
  46. “Fondacioni A. Alternativ”  Rr. “Durresit” pallati 69, shkalla 1, ap 6. Tirane
  47. “Fondacioni Lahore Ahmadiyya Islamic Society” (LAIS)Rr. “Ali Baushi”, nr 102, Tirane.
  48. “Fondacioni Klubi Media – Art” Bul “Bajram Curri”, pallatet 1 Maji, shk 8, ap 20. Tirane
  49. “Fondacioni Qendra Rajonale e Trajnimit dhe Studimit të Mediave” (QRTSM) qendra rajonale e shtypit “Jonalda” ,Berat
  50. “Fondacioni Forumi Imazhi & Media” Qyteti Studenti, godina 19, Tirane.
  51. “Fondacioni Neë Media” Rr. “Ali Demi”, pallati 74, ap.81. Tirane.
  52. “Fondacioni Insituti Shqiptar i Medias” Rr. “Him Kolli”, nr.45, Tirane,
  53. Shoqata Për Monitorim dhe Bashkëpunim Mediatik” Rr,”4 Deshmoret”,pall 199,shk.2,ap 25,Tirane.
  54. “Shoqata Miqtë e Medias” Rr.Komuna e Parisit,Nr.142 Tiranë.
  55. “Shoqata Për Gazetari Europiane” (SHGE) ,Rr “Pandi Dardha” pall.60,ap.80,Tiranë.
  56. “Shoqata Bashkimi Mediatik i Gazetarëve të Qarkut të Beratit”,selia Kinema “13 Shtatori’,kati i I,Berat.
  57. “Shoqata Instituti i Menaxhimit të Mediave” Rr.Kavajes ,ish parki i autobuzave ,Tiranë.
  58. “Shoqata Free Media Insitute” Rr.”Llazi Miho” ,P.160,ap17,Tiranë.
  59. “Shoqata Gazetarët e rinj të Shqipërisë” (EYP-ALBANIA) ,Rr.”Siri Kodra”,nr.93,Tiranë.
  60. “Shoqata Gazetarëve Profesionistë Elbasan” selia Hotel “Skampa”kati 2,Elbasan.
  61. “Shoqata Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit”  Blv.”Gjergj Fishta,kulla 1,ap.18,shk 4,Tiranë.
  62. “Shoqata e Gazetarëve dhe Studiusve Politik” Rr.”Tomi Kristo “ Nr.3,Tiranë.
  63. “Shoqata Social – Kulturore “DHRINOS” Pallati i Kultures ne Dervician Gjirokaster
  64. “Shoqata “Familja dhe media-fuqia per ndryshim” Rruga e Kavajes, pall 221, shkall 2, ap 14 Tirane.
  65. “Shoqata e Mediave Elekrtonike Shqiptare” Rruga “Dervish Hima”,Ada Toëer, Tirane
  66. “Shoqata Academic Medical Center”,”Ëithout Ëalls”Albania”, Lagjia”Kongresi i Elbasanit”, pallati 53 shkalla A Apartamenti 1. Elbasan
  67. “Shoqata Media e Lire” Rruga “Komuna e Parisit”, pall. 13/1. Tirane
  68. “Shoqata B & B Media Producions” Rrug. “Don Bosko”, Kulla 1, ap.9/5 Tirane.
  69. “Shoqata Instituti i Studimeve te Medias, Opinionit dhe Komunikimit publik” Rrug.”Myslim Shyri”, P.51, shk.2,ap.27. Tirane.
  70. “Shoqata “Prime Media” Rrug.”Fadil Rada” Pall.9/3 Tirane.
  71. “Shoqata Rrjeti i Europes Juglindore per Profesionalizimin e Medias”. Rrug.”Gjin Bue Shpata” Nr.8 Tirane
  72. “Shoqata Per Zhvillim Mediatik” Rruga “Islam Alla” Banesa private nr.56,1/2, Njesia Bashkia nr.10 Tirane.
  73. “Shoqata “INTERMEDIA GROUP” Rruga” 5 Maji”, Godina 8-kateshe, kati i pare. Tirane
  74. “Shoqata “Klubi Shqiptar i Medis” Rruga “Abdyl Frasheri”, Nr 6 Pallati Tekno projekt kati 10, Tirane.
  75. “Shoqata “Media, Shoqerizimi dhe Integrimi” Rruga “3 Deshmoret” Pall. Ami2, kati i shtate, hyrja B, Yzberisht Tirane.
  76. “Shoqata “Europiane per Kulture Mediatike” Rrug.”Donika Kastrioti”, Pall nr.14, Kati i dyte. Tirane
  77. “Shoqata “Europiane Per Media dhe Diversitet Kulturor” Rruga e Kavajes, nr. 95 Tirane.
  78. “Shoqata “Keshilli i Medias” Rrug.” Frederik Shiroka”, Kulla 3, Shk. 3, Kati 2, zyra 3. Tirane
  79. “Shoqata Media Sociale”,Rr “Gjike Kuqali”,Pall.4/1,Shk.1,Ap.13,Tirane
  80. “Shoqata Euro Media” Rr.Dervish Hima,Ada Toëer,Tirane.
  81. “Shoqata Unioni i Gazetarëve Shqiptare” (UGSH) Rr.”Gjin Bue Shpata”, Vila nr.8,Tirane.
  82. “Shoqata “Liasanco Media” (L.M) ,selia në Bërzhitë,30 metra mbi shkollen 9-vjeçare,

“Shoqata Publike” ,Rr.”Dora D’Istria”,nr.3,Tiranë

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: apelBordi i Monitorimit te MediasKQZojf
Pas

Protesta në ditën e 22, Basha: Ed Mashtruesi, je ngelës! Nuk i ke bërë detyrat e shtëpisë

Para

Braktiset gomonia në Sazan, dyshohet për trafik droge, nis kërkimi për ndonjë të rënë në det

Para
Braktiset gomonia në Sazan, dyshohet për trafik droge, nis kërkimi për ndonjë të rënë në det

Braktiset gomonia në Sazan, dyshohet për trafik droge, nis kërkimi për ndonjë të rënë në det

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.