14:20 | 28/05/2025

KQZ certifikoi Zgjedhjet/ PD bën gati ankimimin për rezultatin në qarqet Berat dhe Korçë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me tabelat përmbledhëse të të 12 qarqeve, duke vulosur rezultatin 83 mandate për PS, 50 për PD-ADSHM dhe 7 mandate për forcat e tjera të reja; 3 PSD, 2 Mundësia, 1 Lëvizja Bashkë dhe 1 Nisma Shqipëria Bëhet.

Pas certifikimit, Partia Socialiste vendosi të festojë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit mbrëmjen e sotme (ora 18:30) në pallatin e Brigadave.

Por ndryshe është atmosfera në kampin demokrat, i cili po përgatit ankimimin për rezultatet në Berat dhe Korçë.

PD pretendon për një masakër zgjedhore, teksa të njëjtin hap tha se do e ndjekë edhe me qarqet e tjera.

Deri tani PD ka ankimuar Kukësin dhe me Beratin dhe Korçën do të bëhen 3 qarqe të kontestuara. Opozita arriti të fitonte vetëm në 3 nga 12 qarqet; Kukës, Shkodër dhe Lezhë, por me diferenca shumë të ngushta.

PD ka hedhur akuza edhe për “trenin bullgar”, por zyrtarisht Policia e Shtetit ia ka rrëzuar pretendimet deri tani, si rasti i Peqinit, ku rezultoi se ishin fletë të rreme dhe që shërbenin vetëm për të mësuar votuesit, pasi nuk kishin as vula.

Para
 



Të Fundit