00:38 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

KQZ e shqetësuar, LETËR Kryeministrit: Probleme dhe vonesa në trajtimin e komisionerëve

10:39 | 13/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ-ja hedh shortin e fletës së votimit, si RENDITEN PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, i ka dërguar një letër Kryeministrisë, ministrive, kryetarëve dhe prefektëve të qarqeve ku shpreh shqetësimin për problemet e hasura së fundmi në trajtimin e komisionerëve dhe vonesat në dhëniën e lejeve për komisionerët në trajnim.

Në letër, ngrihet shqetësimi i mosparaqitjes së komisionerëve në detyrë përkundër afateve të limituara në kuadër të zgjedhjeve të 25 qershorit që po afrojnë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre shqetësimin për pengesat që po i shkaktohen komisonerëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune. Pranë KQZ-së janë depozituar shqetësime lidhur me vonesat e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisonerë zgjedhorë me vendim të KQZ-së.”, citohet ndër të tjera në letrën e KQZ-së.

Letra:

KQZ ngre shqetësimin për pengesat që po i shkaktohen komisionerëve zgjedhorë të cilët janë në marrëdhënie pune.

Pranë KQZ-së janë depozituar shqetësime lidhur me vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar komisionerë zgjedhorë me vendim të KQZ-së.

Komisionerët të cilët nuk kanë marrë leje nga institucionet përkatëse nuk po paraqiten në detyrë.

Për këtë shkak KZAZ nuk po respektojnë orarin e punës të përcaktuar me udhëzim dhe po pengohen të kryejnë veprimtarinë e tyre për administrimin e procesit në zonën e Administritmit Zgjedhor.

Në procesin zgjedhor afatet janë të ngushta, respektimi i tyre kërkon përkushtim, përgjegjshmëri dhe dinamizëm.

Mosrespektimi qoftë edhe i një afati ligjor përbën shkak për vonesa për respektimin e afateve në vijimësi duke cënuar organizimin e procesit zgjedhor.

Nëse kjo situatë problematike e krijuar vetëm për 720 komisionerët e KZAZ-ve vijon edhe për rreth 37 mijë komisionerët e KQV dhe GNV rrezikohet organizimi i procesit zgjedhor të datës 25 qershor 2017.

KQZ kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë drejtuesit e administratës publike në nivel qëndror apo lokal të reagojnë menjëherë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: komisionereKQZleter
Pas

Ndodh edhe kjo në Pogradec, mitingu i PS-së kthehet në “dasmë, tërbohen burrat” (VIDEO)

Para

Thaçi: Kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ballkan janë bazat ruse në Serbi

Para
Thaçi: Kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ballkan janë bazat ruse në Serbi

Thaçi: Kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ballkan janë bazat ruse në Serbi

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.