Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sanksione për disa parti politike për mosdeklarim dhe moskorrektësi të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit
KQZ gjobiti në masën 1 milion lekë partitë politike kryesore PS, PD, LSI, PSD dhe PADSH, dhe me 2 milion lekë PDIU dhe subjektin SFIDA.
“KQZ vendosi sanksionin administrativ ne masën 2 milionë lekë subjektin Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe subjektin SFIDA. KQZ vendosi sanksionin amdinistrativ në masen 1 milionë lekë për subjektet zgjedhore Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Social Demokrate dhe Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”- thuhet në njoftimin e KQZ.(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post