Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të kryesuar nga Klement Zguri ka marrë sot disa vendime.
Ndër të tjera, KQZ regjsitroi Partinë Demokratike dhe Partinë Republikane si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit.
Regjistrimi i dy partive të djathta erdhi pas vendimit të opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, si rrjedhojë e marrëveshjes së arritur mes Ramës dhe Bashës.
Një ditë më parë, Partia Demokratike dorëzoi në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje.
Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi PD dhe LSI si subjekte zgjedhore për zgjedhjet në Kavajë.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post