13:15 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS: Lista e mbyllur dha dorëheqjen, më takon mua

10:58 | 28/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS: Lista e mbyllur dha dorëheqjen, më takon mua

Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga ‘lufta’ për t’u bërë deputet në shtator dhe kështu vijon të këmbëngulë se mandati duhet t’i kalojë tij, si më i votuari i listës së hapur. Pasi KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli, ashtu siç pritej kreu i Shqipëria Bëhet është ankuar në KAS.

Në kërkesën depozituar Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, Lapaj ka parashtruar edhe njëherë të gjithë pretendimet e tij se përse mandati i takon listës së hapur, duke kujtuar se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi më datë 11 maj.

Po ashtu, Lapaj kërkon nga KAS jo vetëm që të njohë këto dorëheqje, por të mos të pranojë as revokimin nga dorëheqja të Kleana Xhuvelit dhe Zeqir Kordhonit dhe për rrjedhojë mandatin t’ia kalojë atij.

“Çështja që ngre KQZ-ja nuk ka lidhje me situatën në të cilën ndodhemi. Jemi përpara situatës që 12 kandidatët kanë shprehur vullnetin me shkrim në datën 11 maj për tu dorëhequr nga kandidimi, dhe nëse KQZ do të kishte përmbushur detyrimin ligjor për të dalë me një akt administrativ (të miratimit, refuzimit apo të çfarëdo forme dhe përmbajtje), do të ndodheshim përpara faktit që KQZ nuk do t’i hynte fare këtij diskutimi, por do të kishte proceduar me djegien e listës së mbyllur dhe do të kishte proceduar me kalimin e mandatit tek më i votuari i listës së hapur.

Në kushtet kur KQZ nuk ka vepruar në përputhje me ligjin, e ka vendosur subjektin zgjedhor në një pasiguri juridike në raport me gjithë subjektet e tjera zgjedhore, duke krijuar një precedent te rrezikshëm për sistemin zgjedhor dhe fuqinë institucionale, duke e nëpërkëmbur marrëdhënien mes institucionit dhe individit. Kjo për faktin se heshtja e KQZ ka krijuar kushtet për të vesuar vullnetin e kandidatëve të tërhequr.

Pjesë e këtij procesi ankimimi duhet të jetë edhe interpretimi dhe unifikimi i praktikave të ndryshme që ka ndjekur KQZ duke zbatuar rastin e precendetit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 ku kandidati Tom Doshi u tërhoq nga kandidimi ditën e zgjedhjeve dhe KQZ u shpreh me vendim, një ditë pas këtij akti. A i ndryshoi KQZ në këtë rast listat shumëemërore?! A përbënte ky fakt për KQZ arsye për ta quajtur këtë veprim si ndryshim i listave shumëemërore në kundërshtim me Nenin 73/4 të Kodit Zgjedhor?!”, thuhet në kërkesën e Lapajt.

Pas

Richard Grenell reagon sërish për Hashim Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Para

Një tjetër foshnje vdes nga uria në Gaza

Para
Një tjetër foshnje vdes nga uria në Gaza

Një tjetër foshnje vdes nga uria në Gaza

 



Të Fundit

El Salvadori ndryshon kushtetutën, presidenti i tij mund të rizgjidhet për një kohë të pacaktuar nëse ka mbështetjen popullore

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”

Vijojnë ofensiva ruse në Ukrainë, 28 viktima dhe 159 të plagosur në Kiev

Nuk respektoi vendimet, Millorad Dodik dënohet me një vit burgim me formë të prerë

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit: Banorët mos të ndjejnë asnjë zhurmë, masa drastike!

“Tirana nuk është Teheran”/ Rama për aksionin e lirimit të hapësirave publike: Do hiqen të gjitha, ka nga ata që s’marrin vesh, por…

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Booking”,Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani

Rama kritika gjyqtarit Balliu: Pallatin e konfiskuar në mes të Tiranës e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm

Ajola Xoxa për masën detyrim paraqitje, paraqitet në SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.