I ftuar në studion e FaxNews nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka komentuar raportin e FMN-së dhe vrejtjet që ka bërë ajo përsa i përket ekonomisë shqiptare. Referuar këtij raporti Vasili ka thënë edhe njëhërë se rreziku ekonomisë shqiptare i vjen nga konçesionet, ndërsa shton se vjedhja që ato po bëjnë tashmë përfshinë edhe Parlamentin.
“FMN-ja e ka cilësuar qartë që duhen ndalur konçesionet, pasi përbejnë një rriskë të lartë për ekonominë, ndërsa në Shqipëri këto po vijojnë akoma. Vjedhja në mënyrë të tmerrshme po përfshinë edhe Parlamentin. Këtu vidhet në ditën me diell dhe ne paguajmë interesat e konçesioneve të cilat marrin ata. Pra vazhdon vjedhja, e vetmja gjë që ka ndryshuar është që përgjegjësitë e tyre po mundohen t’ia lënë parlamentit, për vetë faktin se këto dy konçesione janë miratuar edhe nga Komisioni i Ekonomisë.”
Referuar kërcënimit me jetë të kreut të KQZ-së Klement Zguri, Vasili është shprehur se një gjë e tillë nuk është e habitshme pas kërkesës së Zgurit për të hetuar zgjedhjet.
“Po do të ishte çudi që zoti Zguri të mos kërcënohej. Zoti Zguri bëri “gabimin” që shkoi të kërkonte hetimin administrative.
Zoti Zguri ka ushtruar funksionet e tij në respekt të ligjit, vetëm i ka qëndruar korrekt ligjit duke parë se si u shëndërrua KQZ-ja në komplot për të zhvillua ditën e zgjedhjeve, ai kërkoi vetëm të hidhëte dritë në këtë komplot.”
Sipas Vasilit KQZ-ja është shëndërruar në kamikaze të Partisë Socialiste që është e gatshme të bëjë burg për ta.
Në lidhje me problemet në zgjedhjet e 30 Qershorit, Vasili shprehet se mazhoranca e dinte qartë që pjesëmarrja do të ishte e ulët dhe për këtë arsye ndërhynë duke i plotësuar kutitë për të ruajtur numrat.
“Mazhoranca e kuptojë shumë qartë, e dinte por nuk donte t’ia pranonte vetes numrin e paktë të zgjedhsve, dhe kur panë katastrofën e tmerrshme dhe refuzimin plebishitar kërkuan t’i ruanin vetes të paktën numrat. Megjithatë dolën zbuluar. Zbuluan që më shumë se 90 e ca mijë vota ishin të pavlefshme, gjë e cila kjo nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri.”
I pyetur se nëse do të shkojë LSI-ja në zgjedhje në 13 Tetor, Vasili përgjigjet se: “Po KQZ-ja ka bërë atentatin e radhës, ajo duhet të hapte procedurat që i takojnë këtyre zgjedhjeve, por KQZ-ja është në procedurë pezullimi. Ne kemi për detyrë të zbatojmë vullnetin ligjor, mirëpo KQZ e ka bllokuar procesin.”
Përsa i përket protestës së 10 të paralajmëruar nga opozita ditën e hënë, Vasili shprehet se beson te revolta mbarëpopullore dhe se do t’i bashkohet kësaj të fundit duke qëndruar në rreshtin e parë. Ai shton se: “Kam besuar dhe besojë gjithmon se përballë banditve mund të fitojë vetëm populli. Një përgjigje populli e dha në menyrë madhështore përmes refuzimit, tani mbetet vetëm diçka tjetër që është pjesëmarrja. Patjetër që do marrë pjesë në protestën e së hënës dhe madje do të jem në rresht të parë. Çdo sakrificë javlen.”
I pyetur në për reagimet jo pozitive të ndërkombëtarëve ndaj opozitës për mospjesëmarrjen në 30 Qershor, Vasili shprehet se: “Koha provoi që ndërkombëtarët gabuan rëndë. Ju i shihni sesa të rezervuar qëndrojnë sot. Nëse do të ndodhte diçka positive nga ato zgjedhje nuk do të përmbaheshin, por do të reagonin.
Ndërkombëtarët duhet të flasin, ka pasur denoncime pafund. E pranojnë dot që në vendet e tyre kutitë e votimeve të vendosen në anë të kutive të plehrave dhe të mbushen. E pranojnë dot që zgjedhjet në vendet e tyre të zhvillohen në këtë lloj standarti? Në rast se nuk flasin dot për ato llojë standartesh atëherë le ta mbyllin gojën dhe nuk kemi më nevojë për këshillat e tyre.”
Biseda e plotë në studio:
Raporti i FMN-së, si komentoni vrejtjet e saj
Për të qenë preciz, fokusi kryesor ka qenë tek rreziku I lartë I ekonomisë shqiptare, të cilën e ka cilësuar edhe FMN-ja, për shkak jo vetëm të deficitit të larët por edhe borxhit të fshehur që vjen nga rrisku shumë I lartë I konçesioneve. FMN-ja e ka cilësuar qartë që duhen ndalur konçesionet, pasi përbejnë një rriskë të lartë për ekonominë, ndërsa në Shqipëri këto jo vetëm që sndalen por po vijojnë. Vjedhja në mënyrë të tmerrshme po përfshinë edhe Parlamentin. Në miratimin e dy konçesioneve të njëpasnjëshme në vklerën 350-400 milion euro për rrugën Milot-Balldren dhe për rrugën Orikum-Dukat janë çuar për tu miratuar në Parlamentin Shqiptar. Por mendoni që rruga Milot-Balldren ishte parashikuar të bashkohej vetë nga shteti duke qenë se do t’i kushtonte vetëm 102 milion euro, përfshirë në brendësi edhe një garë, tenderat që presupozohej të ulte më tepër çmimet. Kurse në gjithë totalin e konçensioneve kjo rrugë shkon 290 milion euro.Kjo është një shkatërrim I frikshëm dhe do të jetë një borxh nga I cili Shqipëria nuk do të ngrertë dotë kokën për vite e vite me rradhë, në këmbim të asgjëje. E njëjta gjë edhe me rrugën Orikum-Dukat. Rruga është ndërtuar komplet, e vetmja gjë që pritet të bëjë ai është një shtesë e vogël në terren fushor, e cila pritet të shkojë 70 e ca million euro. Këtu vidhet në ditën me diell dhe ne paguajmë interest e konçesioneve të cilat marrin ata. Pra vazhdon vjedhja, e vetma gjë që ka ndryshuar është që përgjegjësitë e tyre po mundohen t’ia lënë parlamentit, për vetë faktit se këto dy konçesione janë miratuar edhe nga Komisioni I Ekonomisë. Pra ata shkatërruan zgjedhjet për të vjedhur gjithnjë e më tepër dhe të mos kenë mundësi të kontrollohen.
Ju në fakt i keni shprehur vrejtjet tuaja edhe më herët, por aktualisht jeni jashtë parlamentit. Si do ta pengoni qeverinë që të tërhiqet?
Ajo që ndhi në 30 Qershor dhe ajo që po ndodh akoma në gjithë Shqipërinë është provë e qartë se veprimet e ndërmarra nga opozita që nga djegia e mandatit deri tek mosmarrja pjesë në votimet e Partisë Socialiste në 30 Qershor qenë vetëm dhe vetëm një hap jashtëzakonisht i drejtë nga opozita. Parlamenti shqiptar është shëndërruar në një Parlament ku opozita nuk jep asnjë llojë komenti, asnjëllojë vrejteje, por kemi nga 75 apo 80 dele atje që ngrenë dorën. Më thoni mua është më e vlefshme që të bëni një debat parlamentar pa një ndjeshmëri popullore apo të kemi 85% e shqiptarëve që i thonë kundër.
Vetëm kjo e ndalë këtë kryeministër asgjë tjetër, këta nuk ndalen. Kanë dhunuar Kushtetutën, dekretin e Presidentit, kështu që nuk mund të ndalen nga sallat e zakonshme të vendimmarrjes.
I ndal vetëm mekanizmi mbarpopullor.
Zoti Vasili sot është kërcënuar me jetë kreu i KQZ-së Klement Zguri. Keni një koment për këtë?
Po do të ishte çudi që zoti Zguri të mos kërcënohej. Zoti Zguri bëri “gabimin” që shkoi të kërkonte hetimin administrative.
Zoti Zguri ka ushtruar funksionet e tij në respëkt të ligjit, vetëm I ka qëndruar korrekt ligjit duke parë se si u shëndërrua KQZ-ja në komplot për të zhvillua ditën e zgjedhjeve, ai kërkoi vetëm të hidhëte dritë në këtë komplot.
Ne kemi një KQZ të shoqëruar në një organizatë të Parisë Socialiste, e cila ka qenë vetë ajo që vodhi votat e para. Nuk ka ndodhur nonjëherë më parë që të jetë KQZ-ja problem.
Ata tani janë shëndërruar në kamikazë të Partisë Socialiste që janë gati të venë edhe në burg për ta. Rrëzuan dekretin e Presidentit, pranuan të organizonin një turp elektoral, sepse fjala farsë nuk mund të përdoret më. KQZ-ja kishte një pozicion kaq puçist, ku merrte shifrat i rregullonte ose i mblidhte gabim saqë edhe sot nuk kanë një shifër të saktë për ato zgjedhje.
Ç’nevojë kishte mazhoranca për të marrë hapin për të rritur numrin e votuesve?
Mazhoranca e kuptojë shumë qartë, e dinte por nuk donte t’ia pranonte vetes numrin e paktë të zgjedhsve, dhe kur panë katastrofën e tmerrshme dhe refuzimin plebishitar kërkuan t’i ruanin vetes të paktën numrat. Megjithatë dolën zbuluar. Zbuluan që më shumë se 90 e ca mijë vota ishin të pavlefshme, gjë e cila kjo nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri.
Ky veprim, refuzimi për të votuar, do të mbetet histori në Historinë e Shqipërisë. Nuk ka ndodhur kurrë një refuzim i tillë. Besojë që si rezultat, si ndjeshmëri shoqërore ka qenë një veprim tërësisht qytetar-opozitar, i paimagjinueshëm dhe tërësisht optimist.
Të gjithë shqiptarët e panë se çdo të thotë që të qeveris Edi Rama dhe qeveria e tij të organizojë zgjedhjet. Ishin gjithë ato denoncime të dosjes 338 dhe 184, Edi Rama të paktën sa për sy e faqe duhet t’i kishte bërë këto zgjedhje në rregull, por as këtë nuk arriti ta bënte dot.
LSI deklaron se nuk i njeh këto zgjedhje, si do të konkretizohet ky vendim?
Ne nuk kemi pasur zgjedhje, sepse në 30n Qershor kemi pasur votime të një partie të vetme që ishte Partia Socialiste. Zgjedhjet i përcakton dekreti i Presidentit dhe dekreti ka përcaktuar korrektësisht se zgjedhjet janë në 13 Tetor. Ky vendim ka ndodhur edhe më parë nuk është nonjë habi e madhe, por në dallim nga precendentët e mëparshëm, si moment politik ka ndodhur në një moment të paçmuar, kjo sepse vendimi i Presidentit evitoi një konflikt, një përtplasje civile. Është shembullor sepse ai Presidenti anullojë zgjedhjet, u dha kohë palëve politike për një datë tjetër zgjedhjesh dhe më pas vendosi për datën tjetër.
Nuk pati zgjedhje dhe këtë e konfirmon edhe raporti i OSBE/ODHIR, ku thotë se qytetarët nuk patën mundësi zgjedhje sepse shumica e bashkive të vendit ishin pa kandidat.
KiE-ja i cili ka pasur në mënyrë të prerë autoritetin të vëzhgonte zgjedhjet refuzoi në mënyrë të prerë të merrte pjesë në zgjedhje të këtij lloji, një partiake.
Kryebashkiakët tuaj si do të veprojnë në datën 12 gusht, ndërkohë që kryetarja në Përrenjas tha se nuk e lejon zyrën. Do të ketë një aksion të koordinuar?
Problemi qëndron se kryebashkiakët jo vetëm nga LSI por edhe nga parti të tjera si PD, PDIU ejt. Janë njerëz në detyrë. Dhe njerëz të tillë zbatojnë ligjet e shtetit, nuk mund të veprojnë me sjellje kamikaze ashtu sikurse bën KQZ-ja. Kushdo që fiton zgjedhjet e ligjshme mund të vazhdojë, por një pozicion i tillë kurrsesi nuk mund t’i jepet njerzëve të paligjshëm.
Këta kandidat kanë bërë votimet e partisë së tyre. Këto votime vlejnë vetëm për Partinë Socialiste, nuk vlejnë për ligjet e shtetit. Zgjedhjet janë ato të cilat dekretohen vetëm nga presidenti i republikës, nuk e vendos KQZ-ja. Kështu ndodh kudo jo vetëm në Shqipëri.
A do të shkojë LSI-ja në zgjedhje në 13 Tetor?
Po KQZ-ja ka bërë atentatin e radhës, ajo duhet të hapte procedurat që i takojnë këtyre zgjedhjeve, por KQZ-ja është në procedurë pezullimi. Ne kemi për detyrë të zbatojmë vullnetin ligjor. KQZ e ka bllokuar procesin.
Do t’i bashkoheni protestës së opozitës të hënën?
Kam besuar dhe besojë gjithmon tek reagimi mbarë popullor. Kam besuar dhe besojë gjithmon se përballë banditve mund të fitojë vetëm populli. Një përgjigje populli e dha në menyrë madhështore përmes refuzimit, tani mbetet vetëm diçka tjetër që është pjesëmarrja. Patjetër që do marrë pjesë në protestën e së hënës dhe madje do të jem në rresht të parë. Çdo sakrificë javlen. Asnjë nga sakrificat tona individuale nuk janë gjë përballë këtyre që kërcënojnë Shqipërinë. Ne patjetër që do të marrim pjesë dhe do të jemi shumë.
Për zgjedhjet e 30 Qershorit deklaratat e ndërkombëtarëve nuk kanë qenë shumë dashamirëse me opozitën, si mendoni se do të jenë ato tani e tutje?
Koha provoi që ndërkombëtarët gabuan rëndë. Ju i shihni sesa të rezervuar qëndrojnë sot. Nëse do të ndodhte diçka positive nga ato zgjedhje nuk do të përmbaheshin, por do të reagonin. Ato e dinë se ka ndodhur një turp i cili i tejkalojë të gjitha parashikimet, madje tejkaloi edhe parashikimet e ndërkombëratëve të cilët ishin me sy mbyllur përballë kësaj gjëje. Ndërkombëtarët gabuan për dy arsye të mëdha, kjo sepse përballë ata kishin: së pari kishin një qëndrim parimor dhe së dyti kishin një sakrificë individuale në interes të të mirës së përgjithshme.
Këto dy elemente parimore tregojnë qartë që ka subjektivizëm në qëndrimet e ndërkombëtarëve, nuk po pranonin dotë që e keqa kishte hyrë shumë thellë. Mund të kishin qëndruar shumë të prerë, po nuk e bën këtë. Gjithë kjo që ndodhi në 30 Qershor ishte varrosja e Rilindjes, moralin për të mos përmendur fare rritjen e kriminalitetit. Ndërkombëtarët duhet të flasin, ka pasur denoncime pafund. E pranojnë dot që në vendet e tyre kutitë e votimeve të vendosen në anë të kutive të plehrave dhe të mbushen. Epranojnë dot që zgjedhjet në vendet e tyre të zhvillohen në këtë llojë standarti? Në rast se nuk flasin dot për ato llojë standartesh atëherë le ta mbyllin gojën dhe nuk kemi më nevojë për këshillat e tyre.
Discussion about this post