Ka nisur me përplasje mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Kjo pasi përfaqësuesja e PDIU-së Mesila Doda ka kërkuar që të hapen kamerat për pasaktësi në lidhje me numërimin e votave të PDIU-së.
Doda ka thënë se në zgjedhjet e 25 Qershorit është ndryshuar vullneti i zgjedhëseve. Ndërkohë që kërkesa e saj është kundërshtuar nga përfaqësuesi ligjor i PS-së.
Ai tha se tabela e numërimit është ajo që ka numëruar KQZ-ja dhe se nuk është faji i ndokujt që kuota prej 3% për mandatin e Tiranës është i vendosur për Tiranën.
“Ju duhet një avokat i mirë në mënyrë që t’I shkoni kërkesave tuaja deri në fund, ju kujtoj se shqyrtimi i kamerave të sigurisë nuk është subjekt i rendit të ditës në mbledhjen e sotme”, është shprehur përfaqësuesi i PS-së në KQZ.
Ndërkohë që KQZ-ja ka vendosur që ta rrëzojë kërkesën e PDIU-së duke miratuar rezultatin përfundimtar të Qarkut të Tiranës.
Kështu Shpëtim idrizi mbetet jashtë Parlamentit, ndërsa PS mban të sigurt mandatin e saj të 74-tërt në rang vendi. Ndoshta nga PDIU-ja do të ketë një ankimim të mëtejshëm në Kolegjin Zgjedhor.
(E.K/SHUPLAKA)