KQZ ka miratuar ditën e sotme dhënien e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Po ashtu, mandati i është dhënë zyrtarisht dhe Emirjano Sakos në Bashkinë e Durrësit, Pjerin Ndreut në Lezhë si dhe Sotiraq Filos në Korçë, Ermal Dredhës në Vlorë dhe Artur Bushit në Krujë.
Mandatet e dhëna nga KQZ:
Lezhë- Pjerin Ndreu
Durrës- Emirjana Sako
Tiranë- Erion Veliaj
Korçë- Sotiraq Filo
Vlorë- Ermal Dredha
Krujë- Artur Bushi
Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të14 majit, Shqipëria zgjodhi kryebashkiakët e rinj. 53 bashki u fituan nga Partia Socialiste dhe vetëm 7 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa bashkia Finiq do të drejtohet nga kandidati i Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen, Romeo Çakuli.