Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e Eduart Halimit, Astrit Veliajt.
Vendimi i KQZ-së është marrë në unamitet me shtatë vota pro.
Astrit Veliaj merr mandatin e deputetit për herë të dytë.
Ai kandidoi në qarkun e Beratit për Partinë Demokratike, por nuk doli fitues. Kryesuesi i listës së Beratit, Eduart Halimi dha dorëheqjen nga politika duke bërë me dije se do i fokusohej një tjetër fushe.
Pas kësaj dy femrat që u takonte mandati i Halimit dhanë dorëheqjen njëra pas tjetrës duke i hapur rrugën Astrit Veliajt për në Parlament.
(F.G/Faxweb.al)