Kuvendi i ka kthyer përgjigje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për madatet e dorëhequra të deputetëve të opozitës së bashkuar. Kuvendi ka saktësuar vakancat pas djegies së madateve.
Më herët i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ktheu mandatet e dorëzuara nga Kuvendi për të bërë specifikimin e vakancave pas dorëheqjes së deputetëve të opozitës.
Sipas KQZ, 56 njoftimet për dorëheqjen e deputetëve të opozitës nuk ishin korrekte, pasi në to nuk përcaktohet krijimi i vakancave, sikundër parashikon ligji zgjedhor.
Neni 164 Pika 1 e Kodit Zgjedhor nënvizon shprehimisht se është pikërisht Kuvendi që duhet të njoftojë KQZ-në për krijimin e vakancës.
Kërkesa e KQZ ka për qëllim saktësimin, pasi janë vërejtur paqartësi në specifikimet ligjore në dokumentin ku kërkohet nisja e procedurave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.
Kodi Zgjedhor përcakton formulën e zëvendësimit të deputetëve që kanë vendosur të ndërpresin mandatin. Ligji thekson se mandatet e dorëzuara nga deputetët plotësohen me kandidatët pasues të listës shumëemërore.