Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të mblidhet ditën e hënë “për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për 18 qershor”. Kështu njoftoi KQZ duke theksuar se mbledhja do të bëhet nesër në orën 11:00.
Ky miratim nga ana e KAZ-së vjen pas miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit vjen pas tkurrjes së saj për shkak të mosregjistrimit të partive opozitare në KQZ. Ndonëse në kohën kur u miratuan specifikat e fletës së votimit, u parashikua që në listë të parashikoheshin 66 parti, tashmë kjo gjë është e panevojshme, pasi në të do të renditen vetëm 15 parti.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur sot procedurën e pranimit të listave të kandidatëve për partitë politike, nga ku rezulton se vetëm 15 parti do të marrin pjesë në zgjedhje. (J.V/Shuplaka)