KQZ ka ndarë ditën e sotme fondet për vitin 2024, ku 11 parti do të marrin 345,6 milionë lekë. Në ndarje, partia që merr më shumë fonde është Partia Socialiste, me një shifër prej 151,4 milion lekësh. Më pas, e dyta është Partia Demokratike, e cila ka marrë 106,6 milionë lekë.
Ndërkohë, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se PL mori një shifër prej 15,5 milionë lekësh, PSD-ja 12,3 milionë lekësh, Nisma Thurje 6,2 milionë lekë, PDIU 9,7 milionë dhe PBDNJ 8 milionë.
Këto fonde do të merren zyrtarisht pas dorëzimit të raporteve financiare për vitin që lamë pas.