KQZ në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se partitë nuk kanë dërguar emrat e komisionerëve të qendrave të votimit për 62 KZAZ. KQZ bëri thirrje urgjente që emrat të dërgohen pasi po shkelen afatet e Kodit Zgjedhor.
Deklarata e KQZ:
Jemi vetëm 10 ditë para zgjedhjeve dhe jemi në një situatë të paprecedentë. Komisionerët e qendrave të votimeve ende nuk janë emëruar. Partitë vijojnë mos të reagojnë për të sjellë emrat.
62 KZAZ ende nuk kanë emëruar komisionerët.
Kjo sjellje nga ana e partive është e patolerueshme. Tregon mungesë papërgjegjshmërie, rrezikon trajnimin e tyre, mostrajnimi i tyrë ndikon në administrimin e procesit, partitë të depozitojnë në mënyrë urgjente emrat, të mos bëhen shkak për cënimin e standartit zgjedhor.
(M.D/Shuplaka)