Kreu i KQZ-së Denar Biba ka deklaruar se KQZ nuk mund të marr vendim për kërkesën e PS-së dhe LSI-së. Sipas Bibës KQZ nuk duhet të marr një vendim të njëanshëm dhe nuk ka pse të marr një vendim për këtë kërkesë pasi nuk ka baze ligjore që na detyron të marrim këtë vendim.
“Kërkesën e çmoj por KQZ nuk mund të marr vendimin. Nëse KQZ merr vendim duhet të jetë unanim, gjithëpërfshirës. Ne nuk jemi interpretues shabllon të ligjit. Ne paguhemi për të mbrojtur interesin e publikut. Opozita në çadër, nuk bëjmë dot një vesh shurdh dhe një sy qorr. Pa opozitën do të jetë proces por jo zgjedhje të mirëfillta. KQZ nuk duhet të marr një vendim të njëanshëm. Nuk kemi pse të marrim një vendim për këtë kërkesë. Nuk ka baze ligjore që na detyron të marrim këtë vendim.”, u shpreh Denar Biba. (J.V/Shuplaka)