Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e PDIU-së, për rinumërimin e të gjitha kutive në kryeqytet.
PDIU e dorëzoi kërkesën në KQZ vetëm pak orë më parë, ndërkohë që po zhvillohej procesi i rinumërimit të 64 kutive të kontestuara nga kjo forcë politike dhe nga Partia Socialiste.
Mësohet se personi që e ka depozituar kërkesën në këtë institucion, ka qenë pikërisht Erion Manohasa.
Kujtojmë se mandati i Idrizit në Tiranë është humbur në zgjedhjet e 25 qershorit për vetëm 37 vota, mirëpo PDIU dhe Idrizi në krye pretendojnë se u janë vjedhur votat.
Për këtë shkak PDIU insiston në rinumërimin e votave, megjithatë kujtojmë se rezultati në 64 kutitë që u rinumëruan sot nuk kishte diferencë të madhe me 25 qershorin. PDIU mori vetëm 5 vota më shumë. (D.D/Shuplaka)

Discussion about this post