00:35 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

KQZ shpall kërkesën për anëtarë apo sekretarë të KZAZ-ve

15:34 | 12/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ shpall kërkesën për anëtarë apo sekretarë të KZAZ-ve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së në fuqi, shpalli sot kërkesën për shtetasit që kanë interes për t’u emëruar kryesisht si anëtarë apo sekretarë të 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, që do të ngrihen për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

 “Kjo ftesë publike që iu bëhet qytetarëve për të kontribuar në administrimin e procesit zgjedhor është detyrim që Kodi Zgjedhor ia ngarkon KQZ për çdo proces zgjedhor dhe nuk ka asnjë lidhje me përmbushjen e detyrimeve përkatëse ligjore nga ana e partive politike. Përsa iu përket këtyre të fundit, KQZ bën me dije se nga 4 partitë politike që kanë të drejtën për të propozuar anëtarë të KZAZ-ve, kanë sjellë propozimet brenda afatit ligjor, 5 mars 2017, vetëm Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. 

Shtetasit e interesuar për t’u emëruar kryesisht nga KQZ si anëtarë apo sekretarë të KZAZ-së, në bazë të nenit 29, 30, 31 të Kodit Zgjedhor, Udhëzimit të KQZ-së nr.4, datë 19.02.2013 “Për procedurat e përzgjedhjes dhe trajnimit të shtetasve që mund të emërohen kryesisht nga KQZ për plotësimin e vakancës së krijuar në KZAZ dhe KQV”, duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret”

 

  1. të gëzojnë të drejtën për të qenë zgjedhës;
  2. të kenë arsim të lartë, për pozicionin e sekretarit të jenë juristë;
  3. të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  4. të mos kenë marrë masë disiplinore në proceset zgjedhore të mëparshme (në rast se kanë qenë komisionerë zgjedhorë);
  5. të mos jenë deputetë ose kandidatë për deputë në Kuvend;
  6. të mos jenë kryetarë të bashkive;
  7. të mos jenë ushtarakë, punonjës të strukturave të Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ Shtetëror;
  8. të mos jenë të propozuar nga parti politike për të qenë anëtarë apo sekretarë të KZAZ-së;
  9. të mos jenë të zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike.”, u shpreh zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj. 

Shtetasit që plotësojnë këto kushte dhe kritere, ftohen të paraqesin pranë KQZ-së ose pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore të KQZ-së brenda datës 18.03.2017,  dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për shprehje interesi për t’u emëruar kryesisht nga KQZ si anëtar apo sekretar i Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor përkatës;
  2. Çertifikatë personale;
  3. Kopje të noterizuar të diplomës;
  4. Kopje të noterizuar të librezës së punës, ose deklaratë e nënshkruar kur nuk ka patur marrëdhënie të mëparshme pune;
  5. Vetëdeklaratë e nënshkruar për plotësimin e kriterit të përcaktuar në pikën 9.

Të interesuarit duhet të kenë parasysh se aplikimi i tyre është i vlefshëm vetëm për KZAZ-të që administrojnë procesin në territorin e qarkut ku ata kanë vendbanimin e tyre.

Çdo shtetas i emëruar kryesisht nga KQZ për plotësimin e vakancës në KZAZ:

  • gëzon të njëjtat të drejta dhe ka të njëjtat detyrime si çdo anëtar dhe sekretar i propozuar nga partitë politike, sipas parashikimeve në Kodin Zgjedhor dhe akteve nënligjore të KQZ-së.
  • gëzon të drejtën e shpërblimit në përputhje me përcaktimet e Vendimit të KQZ-së nr.6, datë 12.01.2017.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: KQZKZAZ
Pas

Kantautori shqiptar si rrallë herë, i shpreh dashurinë njeriut të zemrës (FOTO)

Para

Blendi Fevziu: Tahiri refuzoi dorëheqjen, po ikën si tërmet, i rrëzoi qeverinë Ramës

Para
Blendi Fevziun siç nuk e keni parë, nën ritmet e muzikës tradicionale të Kenias (VIDEO)

Blendi Fevziu: Tahiri refuzoi dorëheqjen, po ikën si tërmet, i rrëzoi qeverinë Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.