09:53 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

KQZ s’i hoqi mandatin, Kapllanaj për ”Fax News”: Mandatin ma kanë dhënë qytetarët e Mallakastrës, jo PS-ja

14:21 | 03/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ s’i hoqi mandatin, Kapllanaj për ”Fax News”: Mandatin ma kanë dhënë qytetarët e Mallakastrës, jo PS-ja

KQZ rrëzon PS-në, vendoset kundër heqjes së mandatit të krybashkiakut demokrat të Mallakastrës. Votimi është kryer pak minuta më parë, dhe 4 anëtarë kanë votuar kundër heqjes së mandatit të tij. 

Në një prononcim për ”Fax News” Agron Kapllanaj tha se PS-ja kërkon të tërheqë vëmendjen dhe se ai është i pastër. 

“Mandatin ma kanë dhënë qytetarët dhe vetëm ata mund të ma heqin. Akuza për vjedhje ka qenë e gënjeshtër po pavarësisht kësaj atë unë e kam deklaruar në formularin e deklarimit.

Ligjin nuk e vendos ajo që thotë PS-ja, qytetarët e Mallakastrës e dinë të vërtetën dhe unë do jua tregoj me fakte këtë. Kjo u nis për të tërhequr vëmendjen, shkëputje e debateve që duhet të ishin në rend dite”, u shpreh Kapllanaj. 

Në një njoftim për mediat të PS thuhej se Prokuroria dhe kryetari i KQZ, Klemend Zguri kanë shkelur ligjin. Nga ana tjetër vetë Kapllanaj ka thënë  se ai është korrekt me atë që ka shprehur në formularin e dekriminalizimit.

PS thotë se “KQZ ditën e sotme do të marrë në shqyrtim Vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatet e verifikimit të Agron Faslli Kapllanaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit”

“Konstatojmë se në kundërshtim flagrant me ligjin, Prokuroria, ndonëse në vendimin e saj e pranon se subjekti deklarues Agron Kapllanaj përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2, gërma c) të ligjit 138/2015 … pasi … me vendim të datës 07.04.2003, cili ka marrë formë të prerë në datë 17.02.2004, z.Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”…”, si përfundim vendos të mbyllë të dy sytë për këtë kryebashkiak përfaqësues të Partisë Demokratike, duke i falur atij qëndrimin në detyrë, me arsyetimin se “ndalimi 10-vjeçar i parashikuar nga ligji për dekriminalizimin në lidhje me këtë masë dënimi ka përfunduar tashmë prej 1 viti” (në 16.02.2016).

Ndërsa vepron kështu, Prokuroria harron, apo bën sikur harron se, për shkak të natyrës dhe qëllimit të posaçëm të ligjit për dekriminalizimin, ligjvënësi vendosi që t’i japë atij fuqi prapavepruese, ndaj edhe koha prej nga kur duhet të fillojë përllogaritja nuk është dita kur Prokuroria përfundon verifikimin e saj, por koha kur subjekti që verifikohet ka marrë mandatin, pra këtu e dy vite më parë, në qershor 2015. Rrjedhimisht, mandati i Kapllanaj tashmë dukshëm rezulton të jetë në kushtet e pavlefshmërisë absolute, pasi është subjekt i ndërshkueshëm prej ligjit “për dekriminalizimin”.

Si të mos mjaftonte “zemërmirësia” e paligjshme, sepse ligji nuk i ka dhënë tagër Prokurorisë të bëjë intepretimin apo të falë ndonjë subjekt dhe si të mos mjaftojë as standardi i dyfishtë i Prokurorisë, kësaj i shtohet edhe shpërdorimi i detyrës nga ana e Kryetarit të KQZ (përfaqësues i opozitës), i cili ndonëse e ka patur në zyrën e tij këtë informacion që në datën 16.10.2017, me urdhër të Lulzim Bashës vendosi të mos respektojë detyrimin ligjor për ta përcjellë atë në mbledhje publike të institucionit brenda 10 ditëve, sikundër e detyron neni 10 i ligjit nr.138/2015 “për dekriminalizimin”., thuhet në njoftimin e PS. 

Më tej PS vjon duke sqaruar se “U desh iniciativa e dy anëtarëve të KQZ, të cilët kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes së KQZ përmes një procedure të pazakontë, që më në fund çështja të shqyrtohet sot në KQZ.
Le të shpresojmë që sot, të shtatë anëtarët e KQZ, do të jenë lartësinë që iu imponon detyra dhe ligji, për të vendosur përfundimin e mandatit të këtij subjekti, i cili përtej çdo konsiderate njerëzore, nuk meriton më të qëndrojë në detyrën e lartë të Kryebashkiakut të Mallakastrës.”

Partia Demokratike, e cila gjoja përbetohet si “luftëtare” e dekriminalizimit të politikës, përmes këtij veprimi të njeriut të përzgjedhur prej saj në krye të KQZ, humbi një tjetër rast për të treguar se është e angazhuar seriozisht dhe pa dallime politike në këtë betejë.
Ne, dhe jam i sigurt se edhe partnerët e Shqipërisë, do ta ndjekim me vëmendje vendim-marrjen e sotme të KQZ për vijimin e zbatimit me përpikmëri të ligjit të “dekriminalizimit”, mbyll njoftimin PS.

(E.K/SHUPLAKA) 

 

Etiketa: Agron KapllanajkapllanajKQZ
Pas

Veliaj takim me kryebashkiakun e Roterdamit: Vendosëm një gur themeli në marrëdhëniet mes dy qyteteve

Para

Me Ramën kryeministër por jo me Ramën e Dibrës, Reme Lala-kryebashkiakut: Pi 5 dopio raki, firmos në qebaptore…(E PLOTË)

Para
Me Ramën kryeministër por jo me Ramën e Dibrës, Reme Lala-kryebashkiakut: Pi 5 dopio raki, firmos në qebaptore…(E PLOTË)

Me Ramën kryeministër por jo me Ramën e Dibrës, Reme Lala-kryebashkiakut: Pi 5 dopio raki, firmos në qebaptore…(E PLOTË)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza bashkë me Erion Veliajn

“Çdo paund duhet të shërbejë më shumë për taksapaguesit britanikë”/ Mbretëria e Bashkuar shpall kufizime në ndihmën për shtetet e tjera, goditet rëndë Afrika

Siguria kibernetike, TAP kërkon të mos certifikohet: Zbatojmë detyrimet e direktivës së BE

SHBA uli tarifat në 15%/ Kryeministri japonez Ishiba mirëpret njoftimin e marrëveshjes tregtare të Trump

Vetëm tre ditë nga përfundimi i afatit të vendosur nga Kushtetuesja, sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

EMRI/ Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet 38-vjeçari në Cërrik

Më shumë se 100 agjenci ndihmash ngrenë alarmin: Gaza nën uri masive! Shpërndahen vetëm 28 kamionë për 2 mln banorë

Rama ndan pamje nga Bazilika e Linit: Perlë e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar

Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti del nga rruga dhe përfundon në lokal, plagosen dy persona

U arrestua në Emiratet e Bashkuara, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.