02:20 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KQZ sqaroi sot problemet në Vaun e Dejës, PD e ‘sulmon hapur’: Njihuni me faktet e reja…

18:15 | 15/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama manipuloi edhe votimet e veta”, Ivi Kaso: Si Komisioni i Vjedhjeve shkeli ligjin 2 herë

Ivi Kaso Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, në një komunikim nga selia blu ka ofruar detaje të reja se si Komisioni Qendror Zgjedhor është bërë palë në manipulimin e votimeve tashmë farsë të 30 qershori.

Kaso tha se “KQZ dhe doganat thellojnë skandalin për fletët e votimit të Vaut të Dejës duke prodhuar dokumenta fallco me alibinë qesharake se nuk ka funksionuar sistemi i doganave.”

Ai tha më tej se “Vendimi i KQZ për fletët e votimit është marrë në 28 Qershor, por thotë se porosia është kryer në 27 Qershor. KQZ duhet të pranojë që ose mashtron, ose ka shpërdoruar detyrën.”

Deklaratë e plotë:

 

‘Komisioni Qendror i Vjedhjeve ka thelluar fallsfikimin dhe shkeljen e ligjit në lidhje me votimet e paligjshme të zhvilluara në 30 Qershor. Shkelja e ligjit është flagrante, veçanërisht për Bashkinë e Vaut të Dejës, ku votimet u kryen me fletë votimi të fallsifikuara.

Pretendimi i doganave dhe Komisionit Qendror të Vjedhjeve, 3 ditë pas denoncimti të skandalit, se sistemi doganor ditën e mbërritjes së fletëve të votimit për Vaun e Dejës, nuk ka funksionuar, është një alibi qesharake dhe mjerane. 

Dokumenti zyrtar doganor provon se fletët e votimit kanë qenë akoma në doganë në orën 8 të mëngjesit të datës 30 Qershor, ndërsa votimi në Vaun e Dejës ishte deklaruar i hapur një orë më parë, në orën 7 të mëngjesit.

Gjithçka u tha sot nga KQZ për prodhim dokumentash me dorë nga vartësit e Edi Ramës në dogana, është njësoj si prodhimi i të dhënave fallco nga KQZ-ja për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Është njësoj si prodhimi i rezultateve fallco për Elbasanin. Dokumentat prodhohen sipas nevojave që ka Edi Rama për të mbuluar krimin elektoral të 30 Qershorit dhe refuzimin e tij nga shumica e shqiptarëve.

Alibia qesharake e KQZ-së se natën e ardhjes së fletëve të votimit nuk ka punuar sistemi doganor, rrëzohet nga dokumenti zyrtar i dalë nga vetë sistemi i doganave, ku shkruhet se fletët e votimit në orën 8 të mëngjesit ishin akoma në doganë.

Çdo letër tjetër, e prodhuar me dorë për llogari të propagandës së Edi Ramës, 3 ditë pas denoncimit të skandalit, vetëm sa e thellon skandalin. Ajo provon se në këto votime, Komisioni Qendror i Vjedhjeve ka vepruar si organizatë kriminale.

Gënjeshtra e KQZ-së del akoma më zbuluar, kur thotë se fletët e votimit janë porositur në 27 Qershor dhe janë prodhuar paraditen e 28 Qershorit. Në këtë rast 4 anëtarët e KQZ-së duhet të pranojnë se ose janë duke mashtruar, ose kanë shpërdoruar në mënyrë flagrante detyrën.

Ky është vendimi i KQZ-së i datës 28 Qershor, sipas të cilit urdhri për prodhimin e fletëve të reja të votimit për Vaun e Dejës është marrë në orën 6 të pasdites. Ky vendim i KQZ-së është marrë në një mbledhje publike dhe është pasqyruar gjerësisht nga media. Kjo do të thotë se askush nuk mund të urdhëronte prodhimin e asnjë flete votimi pa patur më parë një vendim nga KQZ-ja. 

Prandaj, kamikazëve të Edi Ramës në KQZ apo dogana u ngelen vetëm dy alternativa: të pranojnë se po gënjejnë për llogari të Edi Ramës ose të dalin para drejtësisë e të shkojnë në burg për shpërdorim detyre.

Pas

FOTO/ “Nafta rritet për makinat jo për qytetarët”, rrjeti ‘tall’ qeverinë për vendimin e ri

Para

“Duhet pashaportizim për Tironë”, përdhosën bustin e Françesk Radit, reagon ashpër kantautori: Po na merr malli për kohët e qoftëlargut

Para
“Duhet pashaportizim për Tironë”, përdhosën bustin e Françesk Radit, reagon ashpër kantautori: Po na merr malli për kohët e qoftëlargut

“Duhet pashaportizim për Tironë”, përdhosën bustin e Françesk Radit, reagon ashpër kantautori: Po na merr malli për kohët e qoftëlargut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.