19:53 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

KQZ ultimatum partive politike: Dorëzoni raportet financiare vjetore, afat deri më 31 mars

11:19 | 25/03/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ tregohet bujare, sa do të paguhen komisionerët dhe numëruesit e zgjedhjeve të 18 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka apeluar që partitë politike të dorëzojnë raportet financiare vjetore të tyre, sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke marrë në konsideratë që vetëm tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 18 qershorit, kërkohet që KQZ të njihet me këto raporte financiare.

Në deklaratën për mediat, zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha, u shpreh se edhe subjektet e lidhura drejtpërdrejt me partitë politike do të kontrollohen. KQZ bën me dije se afati i fundit i dorëzimit të raporteve financiare vjetore nga partitë politike është data 31 mars.

Deklarata e plotë e KQZ-së:

Në zbatim të nenit 15/2, neni 23, të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për Partitë Politike”, i ndryshuar, si dhe akteve të miratuara nga KQZ,  ju kujtojmë  partive politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, detyrimin për të depozituar raportet financiare vjetore të vitit 2016, jo më vonë se data 31.03.2017.

Sipas ligjit “Për Partitë Politike”,  partitë politike, dorëzojnë raportet financiare vjetore një herë në vit pranë KQZ  dhe  duhet të jenë sipas regullave për raportimin e financimit, për monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin financiar të partive politike, si edhe duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për:

a) burimet e financimit në bazë të formatit të standardizuar, të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve;

b) shpenzimet

c) subjektet e lidhura, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, me partitë politike apo që kontrollohen prej tyre, të cilat deklarohen nga vetë partia politike.

Raportet duhet të depozitohen nëpërmjet personave përgjegjës për financat e partive politike, sipas formateve të standardizuara për raportimet financiare vjetore të miratuara me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Theksojmë se, afati për dorëzmin e raporteve financiare nga partitë politike është jo më vonë se data 31.03.2017.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: afatiKQZpartite politikeultimatum
Pas

‘’Betim Spërdhima’’ bën bashkë stafin e ”Portokallisë” (FOTOT)

Para

Kokëdhima aprovon indirekt qeverinë teknike: Rama s’ka bërë asgjë për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Para
Kokëdhima aprovon indirekt qeverinë teknike: Rama s’ka bërë asgjë për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kokëdhima aprovon indirekt qeverinë teknike: Rama s’ka bërë asgjë për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.