Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije koston totale të zgjedhjeve të 14 majit 2023.
Sipas tij, kjo shifër shkon në 5.3 miliardë lekë. Ai tha se 3 miliardë lekë është llogaritur kostoja e projektit të votimit elektronik në gjashtë bashki të vendit, por ky proces shtoi ai varet tek dëshira e palëve dhe mundësia ekonomike.
“Me siguri në Vlorë do të zhvillohet votimi elektronik, kemi bërë një vlerësim se sa bashki mundet të realizohet dhe në 6 bashki kemi menduar që të zgjerohet, në bashki e mëdha si Tirana, Vlora, Elbasani, Durrësi dhe Fieri, nëse projekti dhe nëse partitë bien dakord dhe nëse janë paratë, por për të qenë të përgatitur dhe të thonë që ne si parti jemi pro votimit elektronik. Shpenzimet janë llogaritur 3 miliardë lekë, nëse do ti kemi dhe palët janë dakord që të zhvillohet, do të zhvillohet, nëse nuk ka para nuk do të zhvillohet“, tha ai.
Ai tha se data 6 mars është afati i fundit i partive politike që të regjistrohen në zgjedhje.
Discussion about this post