Krue i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli me të cilin njofton se ka ndarë pikëpamjet e përbashkëta për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Basha thekson se PD dhe opozita e bashkuar pavarësisht krizës së thellë që po kalon vendi, është e angazhuar dhe po bën gjithçka për aspiratën e qytetarëve shqiptarë që është hapja e negociatave me BE-në.
Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:
I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.
I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.
Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon!
Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post