Në eventin e mbrëmjes së kaluar, në Pallatin e Brigadave, mes këngëtarëve që kanë performuar bënte pjesë edhe Alban Skënderaj.
Ndërsa Skëndëraj këndonte në koncertin e organizuar nga Ambasada Amerikane, nuk kanë munguar fotografitë nga të pranishmit e tjerë.
Mirëpo një foto është ajo që ka bërë më shumë përshtypje. Gazetarja Fjodora Fjora, i ka bërë një foto Albanit në skenë, ku shfaqet me krahët hapur duke kënduar.
Menjëherë pas publikimit të fotos nga këngëtarja, ka komentuar Kastro Zizo i cili vëren një ngjashmëri mes Alban Skënderajt dhe Lulzim Bashës.
“Paska dal Bani si Lul Basha!”, shkruan Kastro. Mirëpo menjëherë gazetarja i përgjigjet komentit duke shkruar: “hahaha si Jesus Christ super star”
“ncnc…insistoj si Luli”, këmbëngul Kastro.
Në fakt, pot a vësh re, nga mënyra se si është realizuar fotoja dallon një ngjashmëri e pabesueshme e këngëtarit me politikanin, pavarësisht se ata nuk ngjajnë fare me njëri-tjetrin në realitet. (D.D/Shuplaka)