Politologu i njohur Afrim Krasniqi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me brezin e vjetër të gazetarëve shqiptarë.
Sipas Krasniqit ata janë nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, të pasuruar në kurriz të qytetarëve. “Bashkëfajtorë me politikanët më të korruptuar të vendit.”, u shpreh Krasniqi në lidhje me ta.
Ai thekson më tej se janë njerëz që kanë ndikuar në shkatërrimin e imazhit të demokracisë në Shqipëri. “Brezi ynë, ku janë sot? Janë pjesë e problemit të Shqipërisë. Janë njerëz që kanë ndikuar në shkatërrimin e imazhit të demokracisë në Shqipëri.
Janë milionerë të pasuruar në kuriz të qytetarëve me fonde publike në emër të gazetarisë dhe duke shkatërruar konceptin e medias, lirisë publike dhe transparencës publike dhe janë bashkëfajtorë me politikanët më të korruptuar të vendit.
Dhe këta njerëz janë njerëzit që çdo kryeministër i mban në krahë dhe çdo kryeministër do t’i ketë aleatë dhe me këta njerëz kontrollon median në Shqipëri”, tha Krasniqi për Ora News.
Ai shtroi problemin se ata gazatarë ka ndikuar shumë edhe në atë që është media sot.
(J.V/Shuplaka)