Analisti Afrim Krasniqi i ftuar në studion e Ora News deklaroi se protesta e sotme e Partisë Demokratike është një test pozitiv, pasi ka arritur të mobilizojë një numër të madh njerëzish.
” Është një test pozitiv për PD-në dhe arritën të mobilizojnë një numër të madh njerëzit. Së dyti, nuk ka lidhje me Rumaninë. Shqipëria ka njohur protesta shumë më të mëdha. Sot janë partitë që organizojnë protesta dhe ndihen mirë kur shohin një numër të madh njerëzish. Një protestë e madhe masive është fryma e opozitarizmit. Edhe mënyra e organizimit dhe frymës është tërësisht partiake. Dallohet qartas një ndarje midis atyre që duan të protes. Është protesta me më fjalime më minimale e mbajtur ndonjëherë. Revolucionet e mëdha nuk i bëjnë kurrë partitë. Është një bast i madh për PD-në 4 muaj para zgjedhjeve. Të arrish të kanalizosh një protestë të madhe është e vështirë dhe duhet të ketë një lloj ligjërimi që të sjellë qytetarët që janë kundër lidershipit”, tha Krasniqi.
I pyetur në lidhej me qeverinë teknike Krasniqi u shpreh se: Të rrëzosh një qeveri legjitime 4 muaj para zgjedhjeve, duhet të ketë një masivitet të madh qytetarësh. Për katër muaj kemi një votim politik dhe duhet të afrohet një platformë.
I pyetur nga gazetarja e Ora News rreth pranisë së ish-kryeministrit në protestë dhe entuzizmit të turmës ndaj tij, ai tha se kjo pritej.
“Berisha është njeri i protestës. Me protestë ka hyrë në politikë dhe me protestë ka ardhë në qeveri”,- tha Krasniqi. Sipas Krasniqit, kishte mungesë në organizimin e protestës, sepse në vend që të linin qytetarët të ishin protagonistë në mikrofon, protagonizmi u mor sërish nga politika, gjë që nuk duhet të ndodhte. “Qeveria duhet të reflektojë, nuk mund ta quajë opozitën pakicë dhe shqup”, tha Krasniqi. (J.V/Shuplaka)