00:00 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Kredi të larta me probleme, Banka Botërore: Shqipëria ndër 10 vendet e para në botë

11:07 | 12/05/2017
në Ekonomi, Te Gjitha
0
Kredi të larta me probleme, Banka Botërore: Shqipëria ndër 10 vendet e para në botë

Shqipëria renditet ndër 10 shtetet e para në botë që kanë kredi më të larta të pakthyera në afat, në raport me totalin e huasë që është dhënë në vend, nga 120 shtete për të cilat raportohet ky tregues nga Banka Botërore.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, që i përkasin vitit 2015, me 18.2% të kredive që janë problematike, Shqipëria renditet e nënta pas San Marinos, Qipros, Greqisë, Sierra Leone, Ukrainë, Serbi, Djibouti, Taxhikistan.

Edhe në fund të vitit 2016 Shqipëria vijoi të kishte të njëjtin nivel të NPL-ve në 18.2%, që arriti të ulej vetëm në muajt e fundit të vitit, si rrjedhojë e fshirjes së huave që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen në banka, teksa në kusht treguesi ishte rritur sërish në 21.4%. Megjithatë në mars, treguesi zbriti në 17.3%, por kjo sërish nuk e largon Shqipërinë nga dhjetëshja. Më shumë se rënia reale ka qenë fshirja e kredive me probleme (që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen), ajo që ka dhënë ndikimin më të lartë në uljen e këtij treguesi.

Ndryshe nga Shqipëria, vendet e rajonit e kanë ulur ndjeshëm treguesin e NPL-ve në 2016-n, sidomos Serbia dhe Mali i Zi, që dikur kishin hua problematike më të larta sesa Shqipëria.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Europian, Mali i Zi kishte në fund të vitit 2016 hua të pakthyera në afat sa 10.3% e totalit. Shteti fqinj, pak vite më parë e kishte këtë tregues në mbi 22%, por pas një strategjie të ndërmarrë nga banka qendrore e Malit të Zi, ku i jepej përparësi ristrukturimit të korporatave, ai është ulur me shpejtësi.

Edhe Serbia, që në 2015-n ishte në listën e 10 më të këqijave në botë, në 2016-n e ka çuar treguesin e NPL-ve në 17%, duke dalë nga dhjetëshja një vit më vonë.

Maqedonia, Kosova i kanë kreditë me probleme në nivel njëshifror (shih grafikun e rajonit), kurse Bosnja 12.3%.

Edhe raporti i fundit rajonal i Fondit Monetar Ndërkombëtar e rendit Shqipërinë të dytën në Europën Qendrore Lindore dhe Juglindore, për nivelin e lartë të NPL-ve, ku na e kalon vetëm Ukraina, që e ka këtë tregues gati 30%. Ndërsa mesatarja e Europës Qendrore, Lindore e Juglindore është rreth 5-6%.

Në Shqipëri, në total, në fillim të vitit 2017 ishin rreth 99 miliardë lekë, apo rreth 720 milionë euro, për të cilat bizneset apo individët i kanë vonuar pagesat e kësteve në banka për më shumë se tre muaj (periudha kur një hua fillon e klasifikohet si e keqe). Kjo shumë ka mbetur pothuajse e pandryshuar nga janari i një viti më parë, çka tregon se pavarësisht fshirjes, hua të tjera problematike i janë shtuar sistemin përgjatë 2016-s. Më e madhja prej tyre është Kurum, që shpalli falimentin në shkurt 2016 dhe që sipas Gjykatës, ka një kredi në bankat shqiptare prej 42 milionë euro, përfshirë dhe interesat.

Banka e Shqipërisë prej më se dy vitesh ka hartuar një plan për uljen e kredive me probleme, ku në fokus është ristrukturimi apo falimenti i 35 korporata më të mëdha, që kanë rreth 60% të kredive me probleme. Por, ky plan nuk është zbatuar plotësisht për shkak të vonesave në ligjin e ri të falimentin, që përfundimisht pritet të hyjë në fuqi në maj të këtij viti./ Revista Monitor

Etiketa: Banka Boterorekredite e lartashqiperia
Pas

Rama tregon këshillën që i ka dhënë Reas: Nuk është kollaj asgjëkundi për punë

Para

Shpëtim Gjika jashtë PS-së, po ama nostalgjik për kohën kaluar me Edi Ramën (FOTO)

Para
Shpëtim Gjika jashtë PS-së, po ama nostalgjik për kohën kaluar me Edi Ramën (FOTO)

Shpëtim Gjika jashtë PS-së, po ama nostalgjik për kohën kaluar me Edi Ramën (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.