12:40 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet

08:55 | 05/09/2024
në Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet

Kredia për sektorin e ndërtimit i është kthyer rritjes këtë vit dhe ka prekur nivelet më të larta për të paktën tetë vitet e fundit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për shtatë muajt e parë të vitit, vlera e kredisë së re për këtë sektor arriti në 28.4 miliardë lekë, 39% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total, portofoli aktiv i kredisë ka arritur vlerën e rreth 76 miliardë lekëve, në rritje me 7% krahasuar me një vit më parë.

Shifrat rekord të kredisë për ndërtimin po ndjekin ciklin pozitiv të sektorit, që në vitet e fundit ka qenë ndër kontribuuesit kryesorë të rritjes ekonomike. Gjithashtu, ndërtimi duket të jetë një ndër sektorët që po mbështet rritjen e shpejtë të kreditimit të ekonomisë gjatë këtij viti.

Megjithatë, në një masë të konsiderueshme kjo rritje mund të jetë e lidhur edhe me financimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, të llojit të partneritetit publik-privat.Falë një performance financiare mjaft pozitive në vitet e fundit, sektori bankar e ka shtuar oreksin për rrezik dhe po shfaqet i gatshëm edhe për ekspozime të mëdha në huatë korporative.

Për sa i takon ndërtimeve rezidenciale dhe atyre të pasurive të paluajtshme në përgjithësi sektori bankar, kredia në vitet e fundit ka përjetuar një cikël të ri rritjeje, i nxitur nga zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet dhe bregdet.

Vitin e kaluar kreditimi i këtij sektori pësoi një lloj frenimi, të lidhur edhe me ciklin e rritjes së normave të interesit dhe ngadalësimin e rritjes së çmimeve. Megjithatë, këtë vit duket se sipërmarrja dhe sektori bankar janë përfshirë nga një valë e re optimizmi, që duket qartë nga rritja me ritme shumë të larta të kreditimit.

Rritja e shpejtë e kredisë, megjithatë, duket se po e shqetëson Bankën e Shqipërisë. Në Deklaratën e fundit të Stabilitetit Financiar, ditën e mërkurë, këshilli Mbikëqyrës theksonte se cikli i rritjes së shpejtë të kredisë duhet të ngadalësohet. Për këtë qëllim, në muajin qershor Guvernatori vendosi edhe aplikimin për herë të parë të një shtese kundërckilike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.

Sipas të dhënave nga INSTAT, oferta e ndërtimeve vazhdon të jetë e lartë. Numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie dhe për gjashtë muaj janë dhënë gjithsej 938 leje ndërtimi, 29% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, sipërfaqja totale e lejeve të miratuara ka shënuar rritje me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e ndërtimeve të reja, bazuar në të dhënat e lejeve, gjithashtu është rritur, me 4.2% më shumë krahasuar me një vit më parë./monitor

Pas

I sëmurë me tumor, vetëvritet me armë gjahu në oborrin e banesës

Para

Media britanike: Shqipëria, destinacioni evropian që sfidon pritshmëritë e turistëve

Para
Media britanike: Shqipëria, destinacioni evropian që sfidon pritshmëritë e turistëve

Media britanike: Shqipëria, destinacioni evropian që sfidon pritshmëritë e turistëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti i Republikës Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë

Ndryshon masa ndaj Jamarbër Malltezit, arresti i shtëpisë zëvendësohet me garanci pasurore

Sherr për motive të dobëta mes të rinjve në Lushnjë, njëri përfundon në spital

Nga trafiku i drogës tek aksidentet dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, disa të ndaluar në Durrës në orët e fundit

Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës

Zjarre masive në Turqi, shkatërrohen disa fshatra në Izmir

Velipojë, procedohen penalisht 2 persona për zënien e hapësirave publike gjatë kontrolleve “Plazhi i lirë”

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve, trotuaret do të lirohen

Dështon për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.