Këshilltarët demokratë kanë dhënë një deklaratë ku kanë përgënjeshtruar lajmin se kanë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranëas ku u votua dhënia e kredve për shtëpi. Ata sqarojnë se lajmi I për pjesëmarrjen e tyre është një lajm i
gatuar në kuzhinën e Edi Ramës dhe i përhapur nga veglat e tij në media.
Deklaratë e këshilltarëve demokratë :
Këshilltarët bashkiakë demokratë nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ata vetëm bënë një deklaratë në fillim të mbledhjes dhe pastaj e bojkotuan atë tërësisht. Lajmi se demokratët morën pjesë në votimin e dhënies së kredive për shtëpi është lajm i rremë i gatuar në kuzhinën e Edi Ramës dhe i përhapur nga veglat e tij në media, kamarierët e zellshëm që i shërbejnë publikut për ditë gjellët e prishura të Ramës. (B.H/Shuplaka)