“Sigurisht, këto janë akuza absolutisht të pabaza dhe të ashpra kundër kreut të shtetit rus.” Kështu u shpreh zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov duke komentuar të venë e Alexei Navalnyt, Yulia Navalnayan, e cila dje deklaroi në jë video-mesazh që Putin vrau bashkëshortin e saj. Agjencia e mediave Interfax raportoi fjalët e Peskov.
Dmitry Peskov gjithashtu tha se Putin nuk e ka parë videon në të cilën Yulia Navalnaya shprehet se do të vijojë punën e bashkëshortit të saj.
“Jo, presidenti nuk e ka parë atë,” tha Peskov, sipas Tass.