Rusia ka pohuar se është e gatshme të ndjekë bisedimet “realiste” të paqes për luftën e saj në Ukrainë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska ishte e gatshme të ulet për bisedime, por vetëm nëse këto bisedime janë të bazuara në marrjen për bazë të interesave ruse.
“Ne jemi të hapur për negociata, ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë çdo nismë realiste, jo të politizuar – sigurisht. Dëshiroj të theksoj edhe një herë: fjala kyçe është marrja parasysh e interesave të vendit tonë, situata aktuale në terren dhe garancitë e respektimit të marrëveshjeve përkatëse,” tha Zakharova.
Është raportuar gjerësisht se Rusia është e hapur për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë me Donald Trump – por Vladimir Putin me sa duket ka përjashtuar mundësinë e bërjes së ndonjë lëshimi të madh territorial dhe do të insistojë që Kievi të braktisë ambiciet e tij në NATO.