Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm ka uruar besimtarët ortodoksë për Festën e Pashkëve.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai shkruan: Ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën!
Kujtojmë që mesnatën e djeshme besimtarët ortodoksë kanë festuan “Ngjalljen e Krishtit”, ku përpara Kishës kanë pritur të marrin flakën e qiririt.
Traditë e kësaj dest janë vezët e kuqe dhe mishi i qingjit.
Postimi i plotë:
Këtë të dielë, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën! Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!
Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!
(s.a/faxweb.al)
Discussion about this post